Futboll Sport

NË PRAG TË DERBIT ME “DJAJTË E KUQ”/ Guardiola paralajmëron: “Old Trafford” nuk është vendi ideal për…

Pep Guardiola ka konfirmuar në konferencën për shtyp në vigjilje të derbit të Manchesterit, mungesën e mesfushorit Kevin De Bruyne.

Megjithatë, trajneri spanjoll ka theksuar se shpreson ende që futbollisti belg, i cili doli i dëmtuar nga sfida e fundjavës ndaj Tottenhamit pas 28 minutash lojë, të rikuperohet për 4 ndeshjet e fundit të sezonit dhe t’i japë një dorë City-t në fitimin e titullit kampion dhe FA Cup.

Përsa i përket ndeshjes ndaj “Djajve të Kuq”, e cila mund të vendosë edhe fatet e titullit kampion, Guardiola paralajmëroi skuadrën e tij të ketë kujdes nga United, sepse pavarësisht se ekipi i Solskjaer ka humbur 6 nga 8 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet, do të kërkojë të bëjë autokritikë pikërisht në derbin ndaj City-t.

“Na kanë mbetur dhe 4 ndeshje në kampionat dhe duhet t’i fitojmë të gjitha për të mbrojtur titullin. ‘Old Trafford’ nuk është vendi ideal për të luajtur, por në të njëjtën kohë është një stadium shumë i këndshëm. Ne e kemi shumë të qartë se çfarë duhet të bëjmë. Ne do të shkojmë atje për të zhvilluar një ndeshje të mirë dhe për të fituar”, deklaroi Guardiola.

Related posts

U PËRFOL SE ISHTE I INFEKTUAR ME COVID-19/ Dalin përgjigjet e testit të dytë të lojtarit të Real Madrid

Delo.autor

BRIKEN CALJA HERO/ Ngre mes dhembjesh 181 kg në Botërorin e Peshëngritjes

Isa.Autor

LISTA E KOMBËTARES/ PANUCCI i mbyll “derën” kapitenit pas… KRITIKAVE

Isa.Autor

Leave a Comment