Futboll Seria A Sport

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ PARMËS/ Gattuso TREMBET: Duhet të jemi shumë të saktë, sepse…

Milan do të luajë në Parma për javën e 33-t të Serie A. Ndeshja zhvillohet ditën e shtunë në orën 12:30, teksa trajneri Gennaro Gattuso analizoi situatën dhe këtë ndeshje në konferencë për shtyp.

Parma – Do të jetë një ndeshje e vështirë, në ndeshjen e fazës së parë nuk e meritonim të fitonim. Duhet të jemi shumë të saktë, sepse “Tardini” është një stadium ku Milani ka ndeshur vështirësi gjithmonë.

Të dëmtuarit – Paqueta është shumë mirë, nesër mund të luajë. Romagnoli është mirë dhe mund të jetë i gatshëm

Andre Silva – “Ai donte të largohej, por ju e dini se çfarë mendoj për të: Ai ka kualitet të rëndësishëm.

Makthi nga transfertat – Kemi fituar vetëm 5 ndeshje jashtë. Genoa dhe Udine fituam në fund, ndërsa më pas humbëm shumë pikë rrugës. Nuk ka të bëjë me mentalitetin, duhet të mbyllim ndeshjet më shpejt.

Kessie-Bakayoko – U fol shumë për ta. Në nivelin mental ata janë shumë të fortë dhe e kanë kaluar me veten e tyre këtë ngjarje.”

Suso – Ka karakteristika shumë specifike, në nivelin teknik mund të japë shuam. Është koha për të sjellë disa ndryshime dhe i ka të gjitha kushtet për të bërë gjëra të mira.”

Caldara – Është mirë. Nuk e keni parë në fushë prej disa kohësh, duhet të jetë gati përfundimisht që të mos bëjmë ndonjë budallallëk. Po stërvitet mirë, ndihet shumë më mirë, por duhet ende pak kohë për të zbritur në fushë, nuk dua të nxitoj.”

Related posts

TRONDITËSE/ Fillojnë problemet te INTER, “ylli” zikaltër RREZIKON kampionatin

Isa.Autor

MERKATO E JANARIT/ Man United kërkon serbin Milenkovic për vijën e mbrojtjes

Isa.Autor

SHERRI TER STEGEN-NEUER/ Reagon Presidenti i Bayern: Iu tregoj portierin më të mirë në botë

Delo.autor

Leave a Comment