Futboll Seria A Sport

NIS REVOLUCIONIN NGA THEMELET/ Juventusi ofron 50 milionë euro për talentin e Serie A…

Sezoni nuk ka mbaruar akoma, por lëvizjet e para në merkato kanë filluar “nën rrogoz”. Ndërsa pritet të shihet nëse ndodh shkëmbimi Dybala-Icardi, Juventusi është fokusuar tërësisht te një tjetër pistë në Itali. Fjala është për talentin, që ka shpërthyer këtë sezon te Roma, Nicolò Zaniolo.

Ai është një nga ato profile, që Juventusi e adhuron. I ri, italian, i talentuar dhe tashmë i sprovuar duke luajtur në Serie A, në nivele të larta. Praktikisht, një investim i sigurt. Për këtë arsye, siç është raportuar nga “La Gazzetta dello Sport”, bardhezinjtë e kanë bërë tashmë ofertën e parë konkrete: 50 milionë euro.

Roma nuk ka hezituar fare të thotë “jo”, duke mos hequr dorë për momentin nga talenti 19-vjeçar. Duhet të kihet parasysh se deri tani, klubi kryeqytetas dhe agjenti i lojtarit (Claudio Vigorelli) nuk kanë rënë dakord për termat e një kontrate të re, edhe pse ka kohë. Zaniolo ka marrëveshje me verdhekuqtë deri në vitin 2023, por me një pagë prej më pak se 300 mijë euro.

Drejtuesit e klubit kryeqytetas duan të nxitojë për ta joshur financiarisht Zaniolo, sepse Andrea Agnelli e ka bërë objektiv të qartë dhe kryesor. Oferta e parë bardhezi për 19-vjeçarin është me të vërtetë serioze.

Për më tepër, një ankand i vërtetë mund të zhvillohet për Zaniolo. Mbi të gjithë, Bayern Munich, Chelsea dhe Arsenal, po e ndjekin nga afër. Pra, Roma është në dilemë: ta mbajë një talent si ai, apo të përfitojë sa më shumë para nga ankandi që është përvijuar qartësisht.

Related posts

Spikati me Porton, sa shumë pretendentë për Moussa Marega

Isa.Autor

TAKIM ME TIFOZËT/ Vinicius e Kasemiro sherr për një… maskë

Delo.autor

E PAZAKONTË NGA RUSIA/ Përurohet fusha e krijuar nga gotat plastike të birrës (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment