Futboll Sport

PAS HUMBJES SHOKUESE/ “Shpërthen” Pogba: E patolerueshme, viti i dytë pa trofe

Humbja e Manchester United 4-0 nga Evertoni ishte shokuese dhe këtë nuk e ka pritur aspak mirë mesfushori i “Djajve të Kuq” Paul Pogba.

Në një intervistë për Sky Sports, francezi ka thënë që ajo paraqitje ishte zhgënjyese për të gjithë tifozët.

“Mënyra se si u paraqitëm në atë ndeshje duke përfshirë gjithë lojtarët, edhe mua, është zhgënjyese. Ne jemi Manchester United dhe luajmë për të fituar trofe. Është viti i dytë që nuk fitojmë asgjë dhe kjo nuk është aspak e mirë për këtë klub” deklaroi Pogba.

Manchester United të mërkurën e ka një test tjetër të vështirë kundër Manchester Cityt në “Old Trafford”. ‘Djajtë e kuq’ pozicionohen në vendin e 6-të në Premier Ligë me 64 pikë.

Related posts

PAS FITORES NDAJ ANDORRËS/ Elseid Hysaj: Shpresojmë që me këtë triumfim, të jemi…

Delo.autor

Khedira “tradhton” Higuain: Kane është bombarduesi më i mirë…

Q.Autor

VRAU VETEN 20-VJEÇ/ Ish-talenti i Milanit la letër dhe shpjegoi arsyet e dhimbshme. Thirrje ndaj shoqërisë

Delo.autor

Leave a Comment