Futboll Sport

PAS KËRCËNIMIT/ Trajneri Canaj mungon në stërvitjen e Vllaznisë

Vllaznia është vetëm një hap rikthimit në Kategorinë Superiore, por telashet në kampin shkodran nuk kanë të sosur. Pasi u kërcënua dhe u sulmua fizikisht ish trajneri i vitit të kaluar, Ernest Gjoka, edhe këtë sezon ka pasur presione, ku së fundi në shënjestër kishte përfunduar trajneri i sapoemëruar, Agim Canaj.

Ky i fundit anuloi edhe seancën stërvitore të dy ditëve më parë, pasi u kërcënua nga njerëz jashtë klubit, për të favorizuar elementë të caktuar në skuadër, shkruan supersport.

Megjithatë burime nga kampi shkodran raportojnë se stërvitja e sotme e Vllaznisë është bërë pa prezencën e trajnerit Agim Canaj, ndërsa është drejtuar nga ndihmësit e tij, Safet Osja dhe Ideal Lekiqi.

Ende nuk dihen shkaqet e mungesës së trajnerit Canaj në këtë takim, por nuk përjashtohet mundësia që tekniku të ketë preferuar shkëputjen, pas problemeve që ndodhën dy ditë më parë.

Related posts

Dalbert i sakrifikuari i Interit/ Mbrojtësin brazilian e duan në Francë e Itali

Sadik.Autor

LIVE/ Laçi-Skënderbeu: Kurbinasit hipotekojne fitoren, shënojnë edhe golin e dytë (VIDEO)

Isa.Autor

MERKATO E VERËS/ Jovetic përgatit rikthimin e bujshëm në Serinë A, “buzëqesh” Inter

Delo.autor

Leave a Comment