Futboll Sport

PAS SHKARKIMIT NGA KOMBËTARJA/ Christian Panucci: Te Shqipëria nuk na përshtateshin…

Është bërë e modës, që sa herë largohen nga Shqipëria, trajnerët e huaj thonë atë që nuk e kanë shprehur asnjëherë gjatë periudhës kur punonin në vendin tonë.

Edhe Christian Panucci nuk bën përjashtim. Afro dy javë pas shkarkimit nga stoli i Kombëtares, ish-trajneri tregoi për italianen “Gazzetta dello Sport”, ato që, sipas tij janë arsyet e dështimit në stolin kuqezi.

“Tepër lojtarë luanin pak në ekipet e tyre dhe së fundmi ishte shumë e lodhshme të kishim të përbashkëta në ide dhe profesionalizëm”, deklaroi Panucci, i cili shtoi se:

“U bë e vështirë të përcillja dhe të praktikoja futbollin që kam në kokë, megjithatë asnjë peng. Ishte një eksperiencë fantastike dhe do ti them gjithmonë ‘faleminderit’ Shqipërisë”.

Një goditje poshtë brezit, në mijëra kilometra distancë, nga trajneri që me statistika ishte ndër më të dobëtit që kanë punuar ndonjëherë në stolin e Kombëtares.

Related posts

U SHPALL KAMPION BOTE PËR “IBF”/ Florian Marku: Ky është fillimi për gjithçka. Gruaja ime është shtatzënë dhe…

Delo.autor

ÇFARË SPEKTAKLI/ Përfundon telenovela e Libertadores, River Plate mbret i Amerikës Latine

Isa.Autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA FRANCA/ Neymar ka kërkuar largimin nga PSG-ja, drejt rikthimit në…

Delo.autor

Leave a Comment