Futboll Seria A Sport

PERISIC DREJT LARGIMIT/ Marotta kërkon të marrë mesfushorin e Manchester Cityt…

Londra “thërret” Perisiçin. Arsenali i pari, më pas Totenhemi e tani Uest Hemi kanë nisur garën për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Interit. Kroatit, megjithatë, do t’i duhet të presë përpara se të përgatisë valixhet. Fillimisht ka një objektiv skuadre: Ligën e Kampionëve.

Kjo vlen edhe për 30-vjeçarin, i cili në janar kërkoi largimin. Interi pret oferta konkrete, duke nisur nga minimalisht 40 milionë euro. As në dimër nuk u paraqitën shifrat e duhura, kur Arsenali nisi kontaktet: prej atij momenti, kroati u nda nga menaxheri historik Fali Ramadani, duke ia besuar menaxhimin fondit “Doyen”.

MESFUSHA “Thesari” i mundshëm që do arkëtohet nga Perisiç, me siguri do investohet menjëherë në merkato. Mundësisht për një mesfushor, repart ku pritej Ivan Rakitiç nga Barcelona, por trajneri katalanas, Ernesto Valverde, në sajë të reputacionit të fituar pas triumfit në La Liga dhe ecurisë pozitive në Champions, duket ta ketë blinduar në Katalonjë.

Por drejtuesit zikaltër kanë pasur një ide, me emrin Ilkai Gyndoan. Kontrata me “qytetarët” i skadon në 2020-ën dhe raportet me Pep Guariolën po zbehen. Vlerësohet pikërisht 40 milionë euro. Problem mund të jetë paga: aktualisht 28-vjeçari përfiton rreth 8 milionë euro në sezon.

Related posts

Shifrat e frikshme të Skënderbeut kampion

Sadik.Autor

E BUJSHME NGA ANLGIA/ Kërkon shërbimet e Dani Alves klubi gjigant i Premier…

Delo.autor

KËRKOJNË SHËRBIMET E YLLIT TË PREMIER/ “Katalanasit” sfidon Real Madridin për sulmuesin e “Djajve të Kuq”…

Delo.autor

Leave a Comment