Futboll La Liga Sport

POLEMIKAT E TEKNOLOGJISË VIJOJNË/ Në Spanjë akuzojnë: VAR i dha fitoren Atletico Madridit (VIDEO)

Polemikat e përdorimit të teknologjisë në fushë vijojnë javë pas jave edhe në La Liga, ku këtë herë është gjetur një gabim në ndeshjen që Atletico Madrid e fitoi 2-0 ndaj Girona.

Ishte Diego Godin që shënoi golin e parë në minutën e 76’-të, ndërsa në minutën e katërt shtesë Griezmann dyfishoi shifrat.

Gjithsesi media spanjolle “AS” ka analizuar golin e parë të shënuar nga Godin dhe rezulton se goli është i parregullt sepse Antoine Griezmann është në pozicion jashtë loje në momentin që shkon për të goditur topin.

Analiza e bëri nga “AS” tregon se arbitri anësor ka qenë i vendosur keq në pozicionin e tij, po ashtu edhe gjyqtarët në dhomën e VAR nuk kanë marrë vendimin e duhur, duke bërë të mundur që ndeshja të zhbllokohej në rezultat kur ishin duke skaduar 15 minutat e fundit.

Related posts

Spalletti rikuperon njeriun e ndeshjeve të mëdha, asgjë serioze për “gladiatorin”

Isa.Autor

Pochettino i magjepsur nga Kane: Kush është më i mirë se ai?

Q.Autor

Ka një teori që thotë se Anglia do të fitojë Kupën e Botës për shkak të Pep Guardiola-s

Sadik.Autor

Leave a Comment