Futboll Sport

PREMTIMI I MESSIT PËR CHAMPIONS LEAGUE/ Suarez e mbështet

Luis Suarez ka zbuluar se deklarata e Lionel Messit se Barcelona do të bënte përpjekje të mëdha për ta fituar Ligën e Kampioneve para fillimit të këtij sezoni e kishte surprizuar atë dhe bashkëlojtarët e tij.

Messi, i cili sapo ishte bërë kapiten i Barcelonës, e bëri të qartë se Barcelona dëshironte ta shpaguajë eliminimin e turpshëm sezonin e kaluar pas humbjes nga Roma në Ligën e Kampioneve.

“Sa i përket këtij viti, mendoj se e kemi bërë një platformë që do të na japë sukses”, pati thënë Messi në verë para një ndeshjeje miqësore mes Barçës dhe Boca Juniors.

“Prurjet e reja do të na ndihmojnë të jemi shumë më të mirë sesa kemi qenë. Edhe pse vitin e kaluar ne e fituam La Ligën dhe Kupën e Mbretit, të gjithë ne u tronditëm në Ligën e Kampioneve. Ne premtojmë se do të bëjmë gjithçka që është e mundur për ta rikthyer atë kupë të bukur në Camp Nou”, pati premtuar Messi.

Lidhur me premtimin e argjentinasit, Suarez tha: “Ai na befasoi, por nëse kapiteni dëshiron ta fitojë atë kupë, përse mos të duam ne? Ishte mesazh i qartë. Nuk është obligim, por ne duam ta fitojmë atë. Nuk është e lehtë, në fakt është shumë e vështirë”.

 

Related posts

Rrëfimi/ Uli Hoeness tregon se përse e shkarkoi Carlo Ancelotti-n

Sadik.Autor

POLEMIKAT PËR LARGIM NGA REAL MADRID/ Mesfushori Kroos zbulon të ardhmen e tij: Ideja ime është që…

Delo.autor

Barcelona dhe Reali në ‘luftë’ për të transferuar këtë sulmues

Q.Autor

Leave a Comment