Futboll Seria A Sport

PREMTON ANGAZHIM MAKSIMAL TEK INTERI/ Lautaro Martinez: Gjithmonë punoj për të dhënë…

“Unë gjithmonë punoj për të dhënë më të mirën. Numri në anën e pasme të fanellës përdoret për t’u identifikuar. E di mirë se çfarë do të thotë të jesh numri 10 i Interit. Personalisht, po përpiqem ta meritoj në të gjitha mënyrat”. Kështu u shpreh Lautaro Martinez në një intervistë me “La Oral Deportiva”, ku premton angazhim maksimal ndaj ngjyrave zikaltër.

Sulmuesi argjentinas është rikuperuar nga problemi fizik dhe të dielën do të jetë në dispozicion të Luciano Spalletti, kundër Frosinone. Trajneri i Interit mund ta preferojë atë para Mauro Icardi në formacionin startues. “Që nga momenti i parë, kur kam ardhur tek Interi, Mauro më ka mbështetur.

Ai më ndihmoi në shumë gjëra për t’u përshtatur me grupin e ri. Ne luajmë me sisteme të ndryshme, por ndonjëherë përdorim edhe një tip gjysmësulmuesi, pas “pykës”. E kemi aplikuar këtë modul së bashku me Icardi dhe jam ndier mirë”.

Related posts

MESSI APO MARADONA? Alex Ferguson zgjedh më të mirin mes tyre

Delo.autor

Vetëm një mrekulli i jep Shqipërisë vendin e parë në grup, e vështirë por jo e PAMUNDUR

Isa.Autor

NGJARJA E RËNDË VJEN NGA TURQIA/ Kishin grindje për derbin, përfundimi është tragjik (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment