Futboll Seria A Sport

REVOLUCION PAS ELIMINIMIT NË CHAMPIONS/ Juventusi kërkon nga një lojtar për çdo…

Zhgënjimi për eliminimin nga Champions League nuk ka kaluar akoma, por në shtëpinë e Juventus-it kanë filluar të mendojnë që tani për sezonin e ardhshëm, duke pasur akoma Champions-in si objektivin kryesor në mendje. Agnelli ka dhënë urdhrin, Paratici duhet të përforcojë skuadrën.

Mbrojtja

Mosha e Bonucci-t dhe Chiellini-t është një problem dhe mbrojtja duhet rinuar. Nëse Rugani mund të jetë një siguri për të ardhmen, është e vërtetë edhe se Juventus-it i duhet edhe një futbollist tjetër për të kompletuar repartin.

De Ligt duket se do të përfundojë te Barcelona dhe për këtë arsye bardhezinjtë kanë kthyer sytë nga mbrojtësi i Roma-s, Kostas Manolas. Dy emra të tjerë janë Ruben Dias, datëlindja 1997-të, i cili luan me Benfica-n, dhe Raphael Varane, ylli i Real Madrid.

Mesfusha

Diçka është bërë në mesin e fushës. Ramsey do të zbarkojë në Torino në fund të sezonit, por Juventus nuk kënaqet me kaq. Ëndrra mbetet Isco, me emrin e Pogba që vazhdon të qarkullojë në ambientet bardhezi.

Më e mundshme duket rruga që çon te ylli i ri i Lyon-it, Tanguy Ndombele. Francezi i datëlindjes 1996-të pritet të jetë goditja e Paratici-t në mesfushë.

Sulmi

E ardhmja e Douglas Costa dhe Paulo Dybala mbetet e paqartë. Objektivat kryesorë të Paratici-t janë Federico Chiesa dhe talenti i Benfica-s, Joao Felix. Juventus mund ta sigurojë yllin e ri të portugezëve falë ndërhyrjes së Jorge Mendes.

Related posts

Revolucioni i FIFA-s/ Kufizim klubeve për numrin e lojtarëve që mund të transferojnë

Isa.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një aksioni model nga “Blutë e Londrës”, Lukaku ndëshkon Zenit (VIDEO)

Delo.autor

ZYRTARE/ Newcastle shkarkon trajnerin Steve Bruce

Delo.autor

Leave a Comment