Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ TIRANËS/ Eduart Rroca: Një ndeshje shumë e luftuar, shpresoj të jemi…

Kukësi do të rikthehet në një sfidë të fortë pas humbjes me Flamurtarin javën e kaluar. Mesfushori i verilindorëve, Eduart Rroca, foli para ndeshjes me Tiranën. Takim ky që do të luhet ditën e shtunë. Në kampin blu duan të rikthehen te fitorja, pasi disfata ndaj vlonjatëve ka lënë shije të keqe.

Para ndeshjes me 24 herë kampionët e vendit ka folur mesfushori Eduart Rroca. Ky i fundit e ka vlerësuar maksimalisht takimin për mikrofonin e RTSH Sportit dhe shprehet se skuadra e tij mendon vetëm për fitoren. Para se të fliste për sfidën ndaj bregdetarëve, lojtari i afruar në merkaton e janarit foli për humbjen ndaj Flamurtarit.

“Nuk besoj se nuk pamë një Kukës të mirë kundër Flamurtarit, përkundrazi, ishte një nga ndeshjet më të mira që ka bërë Kukësi. Krijuam shumë raste dhe ishim dominues, por ishim pafat. Shpresoj të jemi me fat kundër Tiranës.

“Ata janë një rival shumë i fortë dhe që kanë nevojë për pikë. Ne na duhet për vendin dytë, atyre për pozicionin që kanë. Do të jetë një ndeshje shumë e luftuar dhe shpresoj që tre pikët t’i marrim ne.

“Titulli? Ne i kemi deklaruar gjatë gjithë kësaj kohe objektivat që ka klubi. Përderisa matematika e lejon, do të luftojmë deri në fund”, – tha Rroca.

Related posts

Klinsmann: Milano duhet të rikthehet si kryeqytet i futbollit

Q.Autor

Bale: Javën e ardhshme vendos për të ardhmen time

Sadik.Autor

Ancelotti uron Bayern-in, Robben paralajmëron klubin

Sadik.Autor

Leave a Comment