Futboll Sport

Shpërthen babai i lojtarit të Napolit: Ancelotti është një dështak

Situatë tepër e komplikuar te Napoli pas eliminimit nga Liga e Europës.

Menjëherë pas përfundimit të sfidës ndaj Arsenalit, ku napolitanët u mposhtën me rezultatin 0-1, babai i futbollistit Lorenco Insigne, Karmin, ka shpërthyer, duke e quajtur trajnerin Carlo Ancelotti si një dështak.

“Ancelotti është një dështak”, ishin komentet e babait të Insignes, i cili mesa duket nuk e ka pritur mirë zëvendësimin e djalit të tij në minutën e 63-të të sfidës.

Ndërkohë i pyetur në lidhje me këtë situatë, trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti, deklaroi se nuk kishte pasur përplasje me futbollistin.

“Ishte i mërzitur për situatën, për ecurinë negative të ndeshjes. Lojtarët besojnë shumë tek ai, ndaj ishte i zhgënjyer. Diskutimi im me të nuk kishte lidhje me zëvendësimin. Tani duhet të shohim përpara, të ruajmë vendin e dytë në kampionat”, u shpreh Ancelotti.

Related posts

MBETET NJË PROBLEM PËR PARTIZANIN/ Largohet i dëmtuar nga fusha në Shqipëri-Austri lojtari…

Delo.autor

BËNË BLERJE TË MËDHA GJATË VERËS/ Ja formacioni i Real Madrid për sezonin e ri 2019-2020 (FOTO)

Delo.autor

Sulmuesi i Man United është objektivi nr. 1 i Tottenham në merkaton e verës

Sadik.Autor

Leave a Comment