Futboll Sport

SHUMË TALENTE NË FUTBOLL/ Ja formacioni me 11 adoleshentët premtues në qarkullim

Shumë prej tyre priten të rikthehen në bazë, për disa të tjerë do duhen shpenzuar shifra të rëndësishme. Mes talenteve në qarkullim dhe të rinjve të huazuar nga Interi, mund të ndërtohet një 11-she premtuese.

PORTIERI – 1)Ionut Radu: i vitlindjes 1997, shihet si pasardhësi i Handanoviçit. Mund të riblihet nga Xhenoa për 15 milionë euro.

MBROJTËSIT – 1)Alesandro Bastoni: 20 vjeç, konsiderohet një nga mbrojtësit italianë me të ardhme të siguruar. Sezoni i tij te Parma, ku luan në huazim, ka qenë pozitiv dhe është rritur përkrah Bruno Alveshit. 2)Zinjo Vanhojsden: pas dëmtimit në gju, këtë sezon te Standardi (ku mund të qëndrojë edhe një vit i huazuar), brenda pak muajsh 19- vjeçari është kthyer në titullar të pazëvendësueshëm.

MESFUSHORËT – 1)Van De Bek: surpriza e madhe e Ajaksit: 21-vjeçari ka mahnitur këtë sezon; për mesfushorin nevojiten 50 milionë. 2)Nikolo Barela: ka udhëhequr Kaljarin në garën për të shpëtuar nga rënia. Vetëm 20 vjeç, mban shiritin e kapitenit. Kushton 50 milionë. 3)Lorenco Pelegrini: nga momenti kur ka zbritur në fushë pas dëmtimit, 23-vjeçari ka tërhequr vëmendjen.

SULMUESIT – 1)Pépé: 23- vjeçari i Lilës numëron 20 gola dhe 12 asiste këtë sezon. Interi ka përgatitur një ofertë prej 60 milionë eurosh. 2)Federiko Kieza: ëndrra e shumë skuadrave italiane. Këtë sezon ka regjistruar 12 gola dhe 8 asiste me Fiorentinën. Largohet për 70-80 milionë. 3)Edi Salsedo: i huazuar nga Xhenoa, 19- vjeçari ka treguar te U-19 se ia vlen të paguhen 15 milionët për blerjen. 4) Jan Karamoh: Pjesa e dytë e sezonit te Bordo mbetet për t’u harruar, por zikaltrit me siguri do e rikthejnë nga huazimi. 5) Andrea Pinamonti: po fiton eksperiencë te Frozinone (2 gola dhe 5 asiste). Me rikthimin nga huazimi, shihet si e ardhmja e sulmit të Interit.

Related posts

VAZHDOJNË KRITIKAT PËR SARRIN/ Mourinho: Ja ky është vështirësia e tij më e madhe…

Delo.autor

E PAPRITUR/ Loret SADIKU refuzon SHQIPËRINË, Panuçi e zëvendëson me Ergys Kaçen

Isa.Autor

Monchi: Roma mund ta rikthej rezultatin ndaj Liverpoolit? Ja përgjigjja e italianit…

Sadik.Autor

Leave a Comment