Futboll Sport

SKANDALI NË BRAZIL/ Sherr masiv në fund të ndeshjes, arrestohen 3 lojtarë (VIDEO)

Në Brazil, ndeshja mes Atletiko Goias dhe Vila Novës, në kampionatin e Ligës Perëndimore në shtetin e Goias, ka përfunduar me një sherr masiv.

Skuadra e Goias është kualifikuar për në finale dhe sulmuesi i tyre Pedro Raul, ka festuar në mënyrë provokative.

Kaq ka mjaftuar për të plasur, pasi lojtarët e Vila Novës kanë degraduar në dhunë.

Shokët e Raul, kanë shkuar për të marrë hakun e tij dhe papritmas, të gjithë ishin duke goditur njëri-tjetrin.

Ka ndërhyrë policia me spray piperi dhe ujë me presion, për të ndalur këtë sherr masiv.

Në fund policia ka arrestuar dhe tre lojtarë të Vila Novës, që ishin iniciatorët e këtij sherri të paprecedentë.

Related posts

CHAMPIONS/ Ndizet sfida pas 5 minutash lojë. Shtylla shpëton Kampionët e Anglisë, Olmo i pafat (VIDEO)

Delo.autor

DITA VENDIMTARE PO AFRON/ Liverpooli përgatit ofertën 40 milionë euro për sulmuesin e Gjermanisë

Delo.autor

AGUERO TEK MANCHESTER UNITED? Solskajer: Po ku qëndron besnikëria? Unë nuk do prisja një futbollist që…

Delo.autor

Leave a Comment