Futboll Premier League Sport

STATISTIKAT E DY PORTIERËVE TË PREMIER/ Ja krahasimi mes De Geas dhe Karius për golat e pësuar

Deri këtë edicion konsiderohej si nga më të mirët në Botë, por portieri i Manchester United, David de Gea, duket se nuk e ka më atë formë të mirë që kishte, duke bërë gafa të njëpasnjëshme.

Një statistikë interesante tregon se edhe “dështaku” i Liverpoolit, Loris Karius, ka bërë një sezon më të mirë sesa De Gea.

Karius bëri dy gabime amatoreske në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madrid, për të shkuar në sezonin tjetër tek Besiktas.

Karius ka regjistruar statistika mjaft të mira në Superligën turke, madje statistikat e tij janë më të mira sesa të spanjollit të Manchester United.

Edhe pse nuk mund të krahasohet niveli i dy ligave në fjalë, vlen t’i hidhet një sy paraqitjeve të portierëve.

Lajmi.net ka publikuar statistikat e dy portierëve, të cilat mund t’i shihni më poshtë.

Golat e pësuar në ligë:

De Gea – 53

Karius – 39

Nota mesatare për ndeshje:

De Gea – 6.46

Karius – 6.70

Gabimet që sollën gol direkt:

De Gea – 4

Karius – 0

Gola të pësuar për ndeshje:

De Gea – 1.4

Karius – 1.2

Penallti të pritura:

De Gea – 0

Karius – 1

Saktësia në pasime:

De Gea – 58.8

Karius – 60.1

Related posts

LA LIGA/ Real bën detyrën dhe afrohet me vendin e dytë…

Sadik.Autor

HIOSTORIA RRËNQETHËSE/ I MASAKRUAN familjen: Ja si FUTBOLLI shpëtoi nga BOMBAT Victorin e Chelsea

Isa.Autor

Pasi parashikoi ndeshjen Roma-Liverpool, ish-banorja e Big Brother kërkon oferta për parashikime të tjera (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment