Futboll Premier League Sport

U OPERUA TALENTI I CHELEAT/ Ja kur rikthehet Hundson-Odoi në fushën e blertë (VIDEO)

Callum Hundson-Odoi ka mbyllur sezonin pasi u operua në këmbën e tij të majtë. Talenti i Chelsea këputi tendinin e Akilit në ndeshjen ndaj Burnley këtë të hënë.

Koha e tij e rikuperimit do të jetë 4 muaj sipas medieve angleze, ndërkohë që për dëmtime të ngjashme rikthimi më parë ka qenë 9 muaj deri në 1 vit.

Pas operacionit 18-vjeçari postoi një video në rrjete sociale ku falënderoi të gjithë ata që i kanë dërguar mesazhe dhe i kanë qëndruar pranë në këtë moment të vështirë për të, teksa theksoi se rruga e rikuperimit fillon që sot.

Kujtojmë që për sulmuesin anglez kishte shumë zëra që e kalonin tek Bayern Munich, duke qenë se tek Chelsea nuk i dhanë minutat e duhura për të luajtur si titullar.

Related posts

GAFA E PORTIERIT/ Aguero kalon në avantazh pas “dhuratës” së Schalkes (VIDEO)

Delo.autor

NJË “GARDIAN” IZRAELIT NË GUINESS/ 74-vjeçari thyen rekordin e futbollistit më të vjetër në botë

Delo.autor

Rekordet që vështirë se do t’i thyejnë ndonjëherë Messi dhe Ronaldo (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment