Futboll Seria A Sport

4 JAVË TË MBETURA NË SERIE A/ Allegri lëshon deklaratën: Kemi ende edhe një objektiv, ne duam të…

Trajneri i Juventus, Massimiliano Allegri, ka deklaruar sot se ai dhe skuadra do të bëjnë maksimumin që sulmuesi Cristiano Rolando të shpallet golashënuesi më i mirë i Serisë A këtë sezon. Portugezi ka realizuar deri më tani 21 gola, po aq sa Zapata (Atalanta) dhe Piatek (Milan).

Gjithsesi, të tri këta sulmues janë në vendin e dytë, pasi në krye të renditjes, me 23 gola është sulmuesi i Sampdoria, veterani Fabio Quagliarella. Pra, në 4 javët e mbetura beteja për golashënuesin më të mirë të Serisë A është e fortë.

“Ky është një objektiv për mua, për Ronaldo por edhe për skuadrën. Ne duam të ndihmojmë Cristiano të shënojë sa më shumë. Ai ka ende edhe 3 ndeshje për t’ia dalë mbanë. Do të përpiqemi ta vendosim në pozitat e duhura që të realizojë sa më shumë gola deri në fund”, tha Allegri.

Related posts

Barcelona i ‘rrëmben’ edhe një yll tjetër Atletico Madridit

Sadik.Autor

GARË E ASHPËR NË PREMIER LEAGUE/ Skuadrat e mëdha në “luftë” për mbrojtësin e kombëtares…

Delo.autor

ZBULOHET PROJEKTI I BUJSHËM/ Tirana me stadium të ri që do të kushtojë 40 milionë euro (FOTOT)

Delo.autor

Leave a Comment