Futboll Seria A Sport

ATALANTA PËR HERË TË PARË NË CHAMPIONS LEAGUE/ Trajneri Gasperini: Do ta përfaqësojmë me nder…

Atalanta ka shkruar historinë mbrëmjen e sotme, pasi mundur Sasuolon 3-1 dhe ka prerë për herë të parë biletën për në grupet e Ligës së Kampionëve.

Xhian Piero Gasperini, trajneri i bergamaskëve, ka folur menjëherë pas ndeshjes, për “Sky Sports”, për këtë arritje të kësaj skuadre.

“Sot ishte një lojë shumë e vështirë. Sasuolo luajti deri në vdekje, madje pak më shumë se një nivel konkurrues. Është një fitore e madhe për këta njerëz, për klubin dhe për këta djem, që kanë qenë të mrekullueshëm. Championsi u arrit për herë të parë, madje në një mënyrë shumë të ndershme. Do të përfaqësojmë futbollin italian shumë mirë dhe me nder”, ishin fjalët e Gasperinit.

Related posts

CHAMPIONS/ Sot ndeshjet e fundit, e gjithë vëmendja te Bayern-Barcelona

Delo.autor

VLLAZNIA pa “zot”, kërkohen miliona për rindërtimin e skuadrës

Isa.Autor

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Chelsea mposht Leeds me përmbysje në frymën e fundit dhe mban hapin me liderët

Delo.autor

Leave a Comment