Futboll La Liga Sport

“BARCELONA ËSHTË LËNDUAR”/ Deklaron Pique: Ja fajtori për dështimin në fund të sezonit

Gerard Pique beson se Barcelona do të fitonte trofeun e Champions Leagues dhe Kupën e Mbretit, nëse katalanasit nuk do të mposhteshin në gjysmëfinale përballë Liverpoolit.

Kthimi dramatik në ‘Anfield’ i siguroi skuadrës së Jurgen Kloppit vendin në finalen e Ligës së Kampionëve dhe Valencia shtoi akoma edhe më shumë problemet e Barcelonës, duke e mposhtur në finalen e Kupës së Mbretit.

“Ne jemi shumë të lënduar dhe duhet të durojmë”, tha Pique fillimisht.

“Skuadra është lënduar, nuk e kemi pritur që të përfundojmë sezonin në këtë mënyrë. Dy javë më parë ne ishim në garë për tripletën dhe sot ne kemi fituar vetëm La Ligën”, vijoi ai.

“15 ditët e fundit nuk kanë qenë aspak të mira për Barcelonën, por ne nuk duhet të marrim vendime të pamenduara në këto momente. Ajo humbje me Liverpoolin na ka penalizuar shumë. Jemi të zhgënjyer dhe nëse nuk do të eliminoheshim nga Liverpooli me siguri do të fitonim tripletën”, përfundoi Pique.

Related posts

ZHGËNJEN TIFOZËT “ZIKALTËR”/ Marotta: Nuk do të ketë asnjë blerje “big” në janar

Isa.Autor

SHQIPËRI-ITALI/ Koreografi me 51 fëmije, shikoni çfarë ndodhi në stadiumin “Air Albania” (VIDEO)

Delo.autor

Zidane jep lajmin e mirë për tifozët para “El Clasico”

Delo.autor

Leave a Comment