Futboll La Liga Sport

BARCELONA PËRGATIT TË ARDHMEN/ Messi zgjedh pasardhësin e tij, vlen 211 milionë euro ylli…

Barcelona do të duhet të përgatitet gradualisht për një jetë pa Leo Messi-n. Lojtari më i mirë i të gjitha kohërave i klubit spanjoll është drejt fundit të karrierës dhe katalanasit pritet të kenë disa vështirësi pas largimit të tij. Gjithsesi, ky problem do të shmangej nëse ata do ta zëvendësonin argjentinasin me një lojtar me cilësi të përafërta me të.

Sipas “Diario Gol”, Barça duket se i ka kërkuar Messi-t që të zgjedhë atë që mund të jetë pasardhësi i tij në “Camp Nou” dhe përgjigjja e “Pleshtit” ka qenë: Kylian Mbappe. 20-vjeçari ka shënuar mbi 100 gola në karrierën e tij, duke treguar se është një vrasës para portës, por problemi i Barçës është se Real Madrid është i gatshëm të ofrojë më shumë se ata për francezin.

Për më tepër, “Los Blancos” besojnë se Zinedine Zidane do të ndikojë në vendimin e Mbappe, por nuk duhet nënvlerësuar as ndërhyrja e mundshme e Leo Messi-t. Pavarësisht nga këto, dy gjigantët e Spanjës do të sfidohen për shërbimet e yllit të ri gjatë vitit 2021, kur skadon edhe kontrata e tij me PSG-në, që nuk e shet për më pak se 300 milionë euro në këtë moment.

Vlera aktuale e sulmuesit, sipas Transfermarkt, është 211 milionë euro.

Related posts

HISTORIA E MENDES/ 80 futbollistë dhe 400 milionë euro “Perandori”. Nga videoteka dhe klubi i natës në Mbret Merkato

Delo.autor

Real Madridi arrin marrëveshjen me Dortmund për mbrojtësin e djathtë

Isa.Autor

DEKLARATA BEFASUESE/ Hamsik: Ne e humbëm TITULLIN në AVION, filluam të…

Isa.Autor

Leave a Comment