Futboll Seria A Sport

“BISHA” RONALDO NUK KA “TË NGOPUR”/ Ja trofeu personal që kërkon me Juventusin

Për Kristiano Ronaldon nuk ekzistojnë ndeshje më pak të rëndësishme.

Sezoni i Juventusit mund të konsiderohet formalisht i mbyllur pas fitores matematike të Serisë A kundër Fiorentinës, por në thelb ishte e vështirë të gjendeshin stimuj të mëdhenj pas eliminimit nga Liga e Kampionëve kundër Ajaksit dhe një kampionati thuajse të hipotekuar prej muajsh.

Por, CR7 është tipi i lojtarit i aftë të gjejë një sfidë të re edhe kur zbret në rrugë për të hedhur mbeturinat.

AGRESIV – U pa më së miri në ndeshjen e së premtes në mbrëmje: lojtarët e Juventusit respektuan kundërshtarin dhe nuk u dorëzuan deri në fund, megjithëse gjuha e trupit nuk mund të ishte ajo e sfidave të mëdha, shkak edhe i “Allianz Stadium”-it asnjëherë kaq bosh në një derbi.

Ronaldo, pasi qëndroi pa shënuar në 6 ndeshje radhazi në kampionat, disi për shkak të dëmtimit të pësuar në kombëtare, disi prej nevojës për të ruajtur forcat në optikën “Champions”, shkaktoi autogolin e Pezelës ditën e titullit, pa harruar realizimet kundër Interit dhe Torinos.

Totali shkon kështu në 21: Kristof Piontek dhe Duvan Zapata mund t’i përgjigjen, ndërsa Fabio Kualjarela, në krye të klasifikimit me 23 gola, mbetet favoriti për trofeun e goleadorit. Megjithatë, sezoni nuk ka përfunduar. Kundër Romës, Atalantës dhe Sampdorias pritet ta kërkojë golin me urinë e zakonshme: pasi është shpallur kryegolashënues në Angli dhe Spanjë, të njëjtën gjë do kërkojë edhe në Itali

Related posts

Kryeson CR7, ja 10 futbollistët që dominojnë rrjetet sociale në botë

Q.Autor

Egjipt-Uruguai, Mohamed Salah është gati

Sadik.Autor

ANTONIO KANDREVA LARG INTERIT/ Partnerja e tij e “konfirmon” lajmin

Isa.Autor

Leave a Comment