Futboll La Liga Sport

DEKLARATA SHOKUSE E YLLIT TË REAL MADRID/ Gareth Bale rrëfen: Jemi bërë si robotë, dhe kemi humbur…

Gareth Bale e ka shprehur se nuk largohet nga Reali i Madridit, por nga ana tjetër, duket disi i lodhur nga karriera e tij futbollistike.

Teksa flet në një film që do shfaqet nga java tjetër në Angli, “State of Play”, prodhim i kanalit “BT Sports”, uellsian rrëfehet se lojtarët e humbin kontrollin mbi jetën e tyre, në kërkim të suksesit.

“I kuptoj lojtarët që dalin në pension, kur thonë se sikur rifitojnë energjitë kur varin këpucët në gozhdë. Kur je një atlet profesionist, veçanërisht në një lojë ekipore, nuk e zgjedh dot kalendarin, si në golf apo tenis. Në një farë mënyre, jemi bërë si robotët. Na thonë ku të shkojmë, kur të shkojmë, çfarë ore të hamë, kur të hypim në autobus. Sikur e humbim jetën tonë personale. Nuk e zgjedh dot të bësh çfarë do, dhe kur do. E them me bindje të plotë këtë. Por, nga ana tjetër, besoj se karriera e një futbollisti është kaq e shkurtër, sa ndonjëherë duhet të sakrifikosh edhe këto gjëra.” – shprehet Bejl.

Related posts

MILANI KRIJON TË ARDHURA PËR MERKATON/ “DHURATË” 12 milionë euro nga Turqia, Borini drejt Kinës për…

Delo.autor

E “kryqëzuan” në Gjermani, Mesut Ozil largohet nga kombëtarja…

Isa.Autor

DUELI ME MILANIN/ Spalletti: S’kam frikë për asgjë, ky derbi është për historinë

Isa.Autor

Leave a Comment