Futboll La Liga Sport

E ARDHMJA E GRIEZMANN TEK BARCELONA/ Diego Simeone: Ka gjithçka që i duhet për të vazhduar…

Simeone beson se Griezmann do të vazhdojë të qëndrojë në “Wanda Metropolitano”.

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, ka folur në lidhje me të ardhmen e Antoine Griezmann në një intervistë të dhënë për “Fox SPorts”.

Është raportuar ditëve të fundit se francezi i ka rënë pishman që i ka thënë “jo’ Barcelonës vitin e kaluar dhe sipas “La Parisien”, ai do të mirëpriste një ofertë këtë verë nga Barça për t’u trasnferuar në “Camp Nou”.

Megjithatë, nuk është aspak i shqetësuar Simeone lidhur me këto spekulime.

Ai është i bindur se sulmuesi francez do ta respektojë kontratën dhe do të qëndrojë në “Wanda Metropolitano”.

“Antoine është kapiteni ynë, nuk më shqetësojnë aspak zërat në lidhje me të ardhmen e tij”, ka thënë trajneri argjentinas”, u shpreh Simeone.

“Ka gjithçka që i duhet për të vazhduar rritjen e tij këtu dhe ka dy vite të tjera në kontratë. Nëse do të mendoja se do të largohej, nuk do të flisja mirë për të”.

28-vjeçari ka bërë 43 paraqitje deri më tani këtë edicion për Atleticon dhe ka shënuar 21 gola.

Related posts

Bayern kalon në avantazh Werder Bremenit, ja kush shënon (VIDEO)

Isa.Autor

RUSI 2018/ Kompjuteri parashikon fituesin e Botërorit, i jep Italisë 1.6% të shanseve

Sadik.Autor

VJEN REAGIMI PASI ARRITI ÇEREKFINALEN E COPA AMERICA/ Messi: Ndaj Katarit kisha shumë frikë se mos…

Delo.autor

Leave a Comment