Futboll Seria A Sport

E ARDHMMJA E YLLIT PORTUGEZ NË DILEMË/ Derbi anglez në sulm për lojarin e Juventusit…

Në verën e vitit 2018 Juventus bëri një goditje të bujshme tek Valencia, duke blerë për 40 milionë euro mbrojtësin Joao Cancelo, i cili një sezon më parë luajti tek Inter në huazim, por që zikaltrit nuk e ushtruan të drejtën e blerjes për 38 mln euro.

Gjithsesi sezoni i parë i Cancelo në Torino nuk ka qenë në nivelin e pritshëm. Ka teknikë dhe bën mrekulli në aspektin ofensiv, por në aspektin difensiv është i dobët, për këtë në shumë ndeshje ka qëndruar në stol.

“Tuttosport” ka bërë me dije se në drejtim të portugezit deri tani kanë ardhur dy oferta. Janë dy klubet nga Manchesteri, United dhe City që kanë kërkuar informacione tek klubi torinez për të marrë shërbimet e anësorit edhe pse Juventus nuk e ka konsideratë ta nxjerrë në shitje.

Ende nuk është zbuluar se cilat kanë qenë ofertat konkrete për Cancelo, por pritet që Juventus të qartësojë të ardhmen e tij dhe nëse vendosin ta nxjerrin në merkato, atëherë Guardiola do e kërkonte me ngulm, pasi i përshtatet së tepërmi filozofisë së lojës së tij.

Related posts

E PABESUESHME/ Yjet paguhen më shumë se trajneri? Jo gjithmonë, ja përjashtimet…

Isa.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Bayern Munich mposht Lazion falë dyshes Lewa-Chupo dhe kualifikohet në çerekfinae

Delo.autor

NDALOHEN KRITIKAT/ Reali pushon nga puna trajnerin e të rinjve (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment