Futboll Premier League Sport

E FUNDIT/ Manchester City reagon për kalimin e Guardiolës te Juventusi

Prej dy ditësh në Itali flitet se Juventusi ka arritur akordin me trajnerin Pep Guardiola, por klubi i Manchester Cityt, ku aktualisht spanjolli punon, ka mohuar tërësisht këtë lajm.

Nëpërmjet një reagimi zyrtar për “Sky Sport”, Këshilltari Administrativ i City-t, Alberto Galassi, ka theksuar se “qytetarët” i cilësojnë si qesharake këto zëra dhe se janë të bindur që Guardiola do të vijojë punën në Manchester.

“Thashethemet për një kalim të Guardiolës te Juventusi i cilësoj si “qesharake” dhe të pabaza. Trajneri ka ende edhe dy vite kontratë me ne dhe mbi të gjitha, ka theksuar vazhdimisht se dëshiron të qëndrojë gjatë në Manchester. Jemi të qetë dhe të bindur se bashkëpunimi ynë me Guardiolën do të vijojë edhe për sezonin e ardhshëm”, tha Galassi.

Related posts

NË PRAG TË SFIDËS NDAJ QARABAG/ “Demat” zbarkojnë në Baku, në kërkim triumfit (FOTO)

Delo.autor

NUK E DINIM/ Ish-lojtari i Man United: RONALDO ishte njeri mendjemadh

Isa.Autor

THUR ELOZHE PËR YJET E PREMIER/ Ish-sulmuesi Owen: Ata të dy mund të jenë në nivelin e Mbappe dhe Haaland

Delo.autor

Leave a Comment