Futboll Kosova Sport

ERDHI NGA ANGLIA PËR GRUMBULLIM/ Mbrojtësi i Huddersfield pritet si “hero” te Kosova (FOTO)

Florent Hadërgjonaj e ka veshur për të herë të parë fanellën e Kombëtares së Kosovës në takimin që e pati me presidentin Agim Ademi, pasi ky i fundit ia bëri dhuratë me rastin e ardhjes në Kosovë për grumbullimin e ndeshjeve të qershorit kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë.

Në hyrje të selisë së FFK-së, Hadërgjonaj u prit nga një grup i “Dardanëve”, të cilët e brohoritën emrin e tij dhe e duartrokitën për vendimin e marrë javë më parë që t’i bashkohet familjes.

Gjatë takimit, presidenti Ademi edhe një herë e falënderoi mbrojtësin e Huddersfield në Angli që zgjodhi Kosovën për ta përfaqësuar në nivel të kombëtareve.

“Jemi të lumtur që e keni zgjedhur Kosovën. Është krijuar një grup jashtëzakonisht i mirë i futbollistëve dhe një atmosferë e shkëlqyeshme në ekipin kombëtar. Ne jemi bërë histori e suksesit jo vetëm tek populli ynë, por edhe në UEFA e FIFA, prandaj sigurisht se do të përjetosh ndjenja të veçanta me këtë fanellë”.

Florent Hadërgjonaj e ka falënderuar presidentin Ademi për pritjen dhe përkrahjen. Ai theksoi se vendimin për të luajtur me Kosovën e ka marrë me zemër.

“Kam ardhur më herët se lojtarët e tjerë në mënyrë që të integrohem më lehtë. Me padurim po e pres të filloj stërvitjet me bashkëlojtarët e mi të rinj dhe pa dyshim që kur të vijë momenti për t’u paraqitur në ndeshjen e parë do të jetë një ditë e veçantë jo vetëm për mua, por për të gjithë familjen time. Këtu është vendlindja e prindërve të mi dhe unë kam qenë në Kosovë sa herë që më është dhënë mundësia, por tash do të jetë një ndjenjë krejt ndryshe, sepse do ta përfaqësoj vendin e origjinës time”.

Related posts

BARCELONA-REAL MADRID/ E gjithë bota me sytë nga “El Clasico” në “Camp Nou” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

ËSHTË NJË SUPER “BISHË”/ Makinë luksoze për David Beckham, gati të parkohet në garazh (FOTO)

Delo.autor

FORMACIONI MË I MIRË DHE MË I KEQ I SUPERIORES/ Java ku spikatën emrat e sulmit, zhgënjime mes kampionëve

Delo.autor

Leave a Comment