Futboll Premier League Sport

“ERIK KANTONA I SPËRKASTE ÇORAPET ME KRIPË”/ Rrëfehet magazinieri i “Djajve të Kuq”: Trofetë e tripletës i fsheha në…

Kur Mançester Junajtid i besoi sigurinë e tre trofeve të tripletës historike pas paradës së autobusit të hapur në 1999, Albert Morgan bëri atë që do të bënte çdo magazinier.

“I lashë në lavanderi”, thotë Morgan, i cili u rikthye në “Old Trafford” me autobusin e boshatisur përpara se t’i “hidhte” tre kupat më të famshme në botë mes rrobave të palara nga fitorja e Junajtid ndaj Bajernit në finale.

“Isha vetëm unë dhe trofetë. I futa mes rrobave dhe isha i kënaqur që po shkoja në shtëpi”, tregon magazinieri, i cili punoi për 20 vite gjatë epokës së Fergusonit. “Makina ime ishte në ‘Old Trafford’ dhe ne ishim absolutisht të sfilitur. U tundova t’i fus në bagazh dhe t’i marr me vete në shtëpi, por mendova se mund të kisha fatin e keq që të më vidhnin shtëpinë atë ditë dhe ato të zhdukeshin. Kështu që u tregova i mençur një herë të vetme dhe ato qëndruan aty, mes rrobave të pista në lavanderi”, tregon Albi për historinë e 20 viteve më parë.

Lot në sytë e Morganit atë mbrëmje në “Camp Nou”: “Shpresojmë ta bëjmë sërish, por nga ana tjetër nuk dua dikë tjetër ta përsërisë. Është diçka unike dhe dua të jem pjesë e saj. Po kërceja në dhomën time kur Siti u eliminua nga Totenhemi në Champions”, thotë tashmë ambasadori i klubit, i cili do të rikthehet në “Old Trafford” në ish-rolin e tij kur Junajtid të rindeshet me Bajernin për të përkujtuar atë ndeshje të dielën, ekzaktësisht një ditë pas datëlindjes së tij të 73-të. Ai u tërhoq pas 20 vitesh në këtë detyrë në 2013 së bashku me Sër Aleks.

Morgan tregon edhe detaje të punës së tij me lojtarët: “Kantona ishte supersticioz dhe vishte të njëjtat çorape të bardha ose të zeza dhe i spërkaste me kripë. Askush nuk e pyeste kurrë përse. Për vite me radhë mbaja orën ‘Rolex’ të Shmajkëllit në dorë. Nuk e di pse ma jepte përpara çdo ndeshjeje. Në fund, kur mbylli karrierën me Junajtid pas ndeshjes me Bajernin, ma dhuroi dhe unë e kam ende. Tregoi gjithë klasin e atij njeriu”.

Related posts

Spekulimet për largimin nga Chelsea, Courtois merr vendimin përfundimtar

Q.Autor

Te Real Madrid janë të fiksuar pas Salah, ofrohen miliona euro dhe një titullar!

Sadik.Autor

Dinamo Zagreb fiton kupën e Kroacisë

Sadik.Autor

Leave a Comment