Europa League Futboll Sport

ËSHTË ME NJË KËMBË NË FINALEN EUROPA LEAGUE/ Emery habit të gjithë me deklaratën…

Arsenal fitoi 3-1 ndaj Valencia në gjysmëfinalen e parë të Europa League. Gjithsesi, për trajnerin e “topçinjve” Unai Emery, prioritet për skuadrën e tij nuk mbetet trofeu Europian, por një vend në 4 skuadrat më të mira në Premier League. Deklaratë që ka habitur të gjithë, duke parë që Arsenal është me një këmbë në finalen e Europa League.

“Mesazhi im për skuadrën dhe fansat nuk ndryshon. Prioriteti ynë mbetet Premier League. Kemi ende edhe dy ndeshje aty dhe synojmë një vend në katërshe. Nëse fitojmë ndeshjen ndaj Brighton kemi shanse të mëdha. Sfida e fundit është ndaj Burnley dhe me 6 pikë të plota kemi shumë mundësi që të renditemi në “top 4” në Premier”, tha Emery.

“Më pas vjen Europa League, që për mua është në plan të dytë. Do të luajmë ndeshjen e dytë në Valencia dhe ka për të qenë e vështirë. Për ne, Premier League mbetet objektivi parësor dhe aty duam të arrijmë diçka të rëndësishme këtë sezon. Ne do të përpiqemi që t’i luajmë të gjitha ndeshjet e mbetura në mënyrën më të mirë. Jemi në pozitat që të realizojmë objektivin”, tha Emery.

Related posts

Te Flamurtari nuk ka vetëm zi, ka arsye edhe për të buzëqeshur

Sadik.Autor

SFIDA NDAJ DINAMOS/ Lojtari i momentit te Tirana humbet Derbin dhe rrezikon ndeshjen ndaj Kukësit

Delo.autor

TRONDITET MAN CITY/ Portieri i “qytetarëve” lëndohet gjatë stërvitjeve, rrezikon sezonin

Isa.Autor

Leave a Comment