Futboll Seria A Sport

ËSHTË NË LISTËN E SHPENZIMEVE NË VERË/ Juventus ka gati 50 milion euro për mborjtësin francez…

Ferland Mendy është në listën e shpenzimeve të Juventusit për merkaton e verës.

Diçka të tillë e konfirmon menaxheri i mbrojtësit francez, i cili siguron se kampionët e Italisë kanë biseduar për transferimin e 23-vjeçarit nga Lyoni këtë verë.

Yvan Le Mee pohoi se pas sezonit fantastik që ka zhvilluar Mendy, janë rritur pretendentët për shërbimet e lojtarit dhe se presidenti Aulas nuk ka ndërmend të pranojë oferta nën 50 milionë euro.

Sipas tij, Mendy do të bëjë zgjedhjen më të mirë teknike, për projektin më të mirë, duke siguruar se paratë nuk do të jenë vendimtare për mbrojtësin e talentuar.

Related posts

LIVE/ Kastrioti – Partizani: Starton pjesa e dytë në “moçalin” e Fushë-Krujës

Delo.autor

GOLA, KARTON TË KUQ DHE…/ Shikoni 10 minutat më të ÇMENDURA në Premier League (VIDEO)

Isa.Autor

Sot derbi i Madridit, formacionet e mundshme

Sadik.Autor

Leave a Comment