Futboll Premier League Sport

ËSJTË ZYRTARE/ Pasi fitoi tripletën angleze, Kompany largohet nga Manchester City

Kapiteni Vincent Kompany ka njoftuar se do të largohet nga Manchester City pas plot 11 vjetëve.

Qendërmbrojtësi belg i ka fituar katër tituj në Premierligë, dy trofe në FA Cup dhe katër në Kupën e Ligës gjatë qëndrimit të tij 11-vjeçar në Etihad.

Ai i ka bërë 360 paraqitje për City duke i shënuar 20 gola.

Duke e mposhtur 6:0 Watfordin në Wembley të shtunën, City u bë ekipi i parë që e fiton tripletën vendore në Angli.

Në një letër të hapur në Facebook, 33-vjeçari shkroi se po largohet nga klubi që i ka dhënë atij gjithçka.

“Nuk duket e vërtetë. Shumë shpesh e kam parafytyruar këtë ditë. Në vitet e fundit e kam ndier shumë afër fundin. Manchester City më ka thënë gjithçka mua. Edhe unë jam përpjekur t’ia kthej sa më shumë që kam mundur”, shkroi Kompany.

Related posts

BOTËRORI 2022/ Anglia mposht me “POKER” Andorrën dhe vazhdon e qetë në krye të Grupit I

Delo.autor

GODIJTE E RËNDË PAS BARAZIMIT NË ANDORRË/ Alban Bushi: 2-3 lojtarë nuk dhanë maksimumin, por duhej ta…

Delo.autor

Vjen urdhër i prerë nga FIFA: Sa më pak femra “hot” në Botëror (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment