Futboll La Liga Sport

FINALJA E “COPPA DEL REY”/ Barcelona në ndjekje të rekordeve, lë pas të gjitha skuadrat europiane

Që prej eliminimit nga Liga e Kampionëve kundër Liverpulit, Barcelona po mendon vetëm për fitoren e “Kupës së Mbretit”. Do të jetë e pesta radhazi për klubin blaugrana, diçka e vështirë për t’u përsëritur në të ardhmen. Sot në mbrëmje në “Benito Vijamarin” ekipi i Valverdes do të përballet me Valencian dhe fitorja e mundshme e Kupës së Mbretit do të sillte dopietën e nëntë të historisë, një palmares unik në futbollin ndërkombëtar.

Bëhet fjalë për një Kupë luksi dhe morali. Barcelona është skuadra që ka fituar më shumë tituj që nga sezoni 2008-2009. Deri tani kanë triumfuar 29 herë dhe nëse e bëjnë sërish sot në mbrëmje, do të jetë trofeu i 30-të. Një shifër thuajse e pamundur për shumë skuadra të mëdha të futbollit europian. Fitorja e pestë radhazi e Kupës së Mbretit do të thyente edhe rekordin e arritur nga Reali i Madridit shumë vite më parë dhe nga Atletiko e Bilbaos që kanë triumfuar 4 herë radhazi secila.

“Manita” është vetëm për Barcelonën, por fillimisht duhet mundur Valencia që vjen e motivuar dhe e karikuar për të bërë historinë në këtë finale. Në dhomat e zhveshjes ka shumë dëshirë për të fituar një tjetër finale dhe askush nuk është i ngopur. Mesi, Buskets dhe Pike do të barazojnë rekordin e Gainzas me 7 Kupa, një tjetër motiv më shumë për të fituar. Për lojtarët e mësipërm do të ishte finalja e nëntë radhazi me ndeshje unike që do të fitohej (4 Kupa, 1 Champions, 1 Superkupë Europe, 1 Botëror klubesh, 1 Superkupë Spanje). Për Ernesto Valverden do të ishte gjithashtu një triumf historik dhe me një

Related posts

LUAJTI NË NDESHJEN E DYTË KUALIFIKUESE/ Ramos vërshëllehet në Maltë për 90 minuta, Ja motivi që do iu habisë

Delo.autor

KUJTON 5 MAJIN E 2002/ Materazzi: Ai ishte viti im i parë me Interin dhe pastaj ishte histori

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Jo vetëm Europiani, shtyhet për vitin e ardhshëm edhe kompeticioni tjetër i rëndësishëm

Delo.autor

Leave a Comment