Futboll Kategoria Superiore Sport

FINALJA EUROPA LEAGUE/ Ja shuma marramendëse që do të përfitojë Arsenal

Arsenali luan për 50 milionë paund (58 milionë euro) shtesë në finalen e Ligës së Europës kundër Chelseat.

Më 29 maj në Baku të Azerbajxhanit, “Topçinjtë” kanë shansin e fundit për të siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve, pas mungesës dyvjeçare.Por, shpërblimi kryesor nuk është trofeu i argjendtë, por përfitimet e mëdha financiare që janë të garantuara.

Me kualifikimin në finale, Arsenali tashmë ka përfituar 31.43 milionë paund, që në rast të fitores ndaj “Bluve” kjo shifër do të rritet në 34.9 milionë paund (40 milionë euro).

Në rast të triumfit, klubi anglez do të kualifikohet edhe në Ligën e Kampioneve dhe shuma e përfitimeve do të ngrihet në 38.25 milionë paund (44 milionë euro).

Rreth 13.24 milionë paund (15.25 milionë euro) do t’i marrë shtesë për kualifikimin në garën më të madhe evropiane për klube, si edhe duke përfshirë përfitimet nga të drejtat televizive në tregun anglez, shuma e përgjithshme e përfitimeve do të jetë rreth 50 milionë paund (58 milionë euro).

Related posts

PARA NDESHJES NDAJ JUVENTUS/ Pioli merr lajmin madh, “Kuqezinjtë” me forca të shumta

Delo.autor

MERKATOJA E ÇUDITSHME/ “Duam tre lojtarë që kanë luajtur në Champions”, njoftim absurd për të gjetur përforcime

Delo.autor

E fundit/ Spanja e pëson prej Kosovës

Sadik.Autor

Leave a Comment