Futboll Premier League Sport

FITON 30 MIJË EURO NË JAVË POR LUAN ME KËPUCË TË GRISURA/ Njihuni me lojtarin “viral” të Premier League

Jack Grealish ishte një nga lojtarët, që e bënë realitet ëndrrën e kthimit të Aston Villa në Premier League. Dhe e ka bërë këtë me këpucë të grisura sporti, pamja e të cilave nuk ka lënë indiferent askënd.

Të mësuar për ta parë botën e futbollit me këpucë luksoze dhe skajshmërisht komode në ditët e sotme, lojtari në fjalë, që paguhet 30.000 euro në javë, kishte menduar të na kujtonte kohët e vështira, edhe në këtë drejtim.

Ai luajti me një palë këpucë sporti të bardha, të markës “Nike”, që ishin të grisura.

Arsyeja? Kjo i jep fat, ose të paktën kështu beson ai. Kur u ktheva nga lëndimi, këpucët ishin të reja dhe me to arrita të shënoja dy gola e të jap disa asiste”, – tha Jack Grealish në një intervistë për “Sky Sports”, nga fusha e blertë e “Wembley”, pasi Aston Villa kishte fituar 2-1 ndaj Derby County. – Mendova se këto ishin këpucët e mia me fat, prandaj duhej t’i mbaja ato”.

Sidoqoftë, nuk është hera e parë në këtë sezon, që Grealish vihet në qendër të vëmendjes për kësi gjërash, jo për paraqitjen e tij.

Në sfidën kundër Birmingham City, kapiteni i Aston Villa u sulmua nga një tifoz, i cili u fut në fushën e gjelbër për ta goditur nga mbrapa, kur kishin mbetur 10 minuta nga fundi i lojës. Ndërkohë që lojtari qëndroi në tokë, tifozi la fushën duke festuar sulmin e tij. Në fund, Jack “mori hak” dhe shënoi golin e fitores së Aston Villa.

Related posts

GJITHMONË UNIK/ CASSANO kthehet në shkollë, studion për drejtor sportiv

Isa.Autor

Chelsea shënon gol ndaj Southamptonit

Sadik.Autor

Nis derbi i Milanos për sulmuesin e holandez që po shkëlqen në futbollin francez

Sadik.Autor

Leave a Comment