Futboll La Liga Sport

FLET PËR LARGIMIN E GRIEZMANN/ Simeone sqaron: Është shumë e vështirë të gjesh…

Trajneri i Atleticos, Diego Simeone thotë se është e vështirë të zëvendësosh Antoine Griezmann.

Kampioni i botës me Francën disa ditë më parë konfirmoi se në fund të sezonit do të largohet nga “Wanda Metropolitano”.

“Dikush që mund të mbuloj tre çerek fushe shumë mirë, mund të shënojë 20 gola për një vit, dhe është në dispozicion për një çmim të lirë. Pra, është shumë e vështirë të gjesh zëvendësuesin e Griezmannit”, tha Simeone.

Meqë Paulo Dybala nuk është i lumtur tek Juventus, është raportuar se Atletico Madrid do të shqyrtojë mundësinë që të bëjë një ofertë për yllin argjentinas, i cili do të vinte si zëvendësues i Griezmann.

Dështimi i i Atletico në Ligën e Kampionëve, Kupën e Mbretit si dhe La Liga duket se kanë qenë ‘nokauti’ për Griezmann, i cili tashmë po kërkon një aventurë të re.

Related posts

MOVIOLA/ Gjyqtari Myrtja gabon te 11-metërshi i Kamzës, kursen edhe mbrojtësin Teqja

Isa.Autor

E ARDHMJA E DY TALENTEVE SHQIPTAR/ Trajneri i Kosovës arsyeton dilemën: Me logjikën time unë do të zgjidhja…

Delo.autor

Maradona kritikon FIFA 18 për shkak të Juve-s

Sadik.Autor

Leave a Comment