Futboll Seria A Sport

GATI PËR PËRFORCIME TË MËDHA NË VERË/ Milani kërkon të ndryshojë “përbërësit”, vetëm një lojtar “mbijeton”

Në fund të sezonit, nga Milani, përveç trajnerit Gatusso dhe Leonardos, do të largohen edhe disa lojtarë. Reparti më i prekur duket mesi i fushës, ku mund të ndryshohen të gjithë përbërësit. Përveç Lukas Paketas, askush nuk e ka vendin e sigurt. Tiemue Bakajoko përbën një kosto të papërballueshme (38 milionë euro) dhe vështirë se Milani mund ta blejë nga Çelsi.

Montolivo në përfundim kontrate do të largohet gjithashtu, duke regjistruar në sezon vetëm 17 grumbullime, por asnjë minutë lojë. Bertolaçi i është premtuar Xhenoas, ndërsa Hoze Mauri pas tri sezonesh do të thotë gjithashtu lamtumirë, duke vijuar karrierën te Bresha. Në rolin e regjisorit, Bilia nuk ofron garanci fizike, ndaj edhe nëse qëndron, nuk do të ketë një rol kryesor në Milanin e sezonit të ri. Disi ndryshe këndvështrimi për Frenk Kesin dhe Hakan Çalhanoglunë. Afrikani ka kërkesa nga klubet angleze dhe mund të largohet për një ofertë mbi 40 milionë euro.

Në Premier Ligë mund të përfundojë edhe turku (sot në “San Siro”, emisarë të Leisterit) nëse nuk bie dakord për një rikthim te Leverkuseni, që kërkon të festojë me një blerjen e 25-vjeçarit kualifikimin për në Ligën e Kampioneve. Për më shumë se 25 milionë euro, numri 10 kuqezi mund të lërë bosh fanellën e tij, duke bërë që për disa javë Lukas Paketa të mos ketë asnjë shok reparti në skuadër, përveç Bonaventurës së dëmtuar.

Related posts

Igli Tare piketon zëvendësuesin e De Vrij te Lazio

Sadik.Autor

“Nuk ka më të mirë”, Raiola flet për transferimin e Balotellit te Napoli

Sadik.Autor

IKËN NGA INTER/ Por Perisic e Keita Balde festuan në “San Siro” fitoren me Leccen (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment