Futboll Seria A Sport

JUVENTUS NXJERR YLLIN BRAZILIAN NË SHITJE/ “Zikaltërit” dhe Milan shfaqin interes për sulmuesin e “Zonjës së Vjetër”

Dagllas Kosta pritet të jetë një ndër lojtarët e parë, nga të cilët do të largohen nga Juventusi. Braziliani nuk ka bindur në Torino, pasi gjatë gjithë sezonit ka qenë i dëmtuar dhe ka munguar në sfidat deçizive.

“Tuttosport”, bën me dije se Milani dhe Interi kanë interes për lojtarin dhe po e ndjekin si mundësi, por çmimi i lartë që Juventusi kërkon, 60 milionë eurosh, i step disi klubet e Milanos.

Nga ana tjetër braziliani pëlqehet dhe nga Mançester Junajtid, e cila ka fuqinë financiare për ta blerë, por nuk është bindur, nëse Kosta do të bëjë diferencën në skuadër.

Të gjitha gjasat tregojnë se ai do të largohet, por ekipi ende nuk mund të parashikohet, pasi varet cili do të japë shumën e duhur të parave.

Related posts

Huliganët ukrainas dhe rusë në gjueti për tifozë anglezë në Botëror

Sadik.Autor

HEDH “TENTAKULAT” NË ANGLI/ Juventus gati 30 milion paund për mbrojtësin e Premier…

Delo.autor

SKËNDERBEU-FLAMURTARI/ “Vlonjatët” synojnë fitoren për të dalë nga kriza (FORMACINET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment