Futboll Sport

Klopp nuk e mban gojën dhe dhuron spektakël në konferencë/ Ja çfarë thotë

Liverpool arriti të përmbyste Barcelonën në Anfield në një ndeshje të çmedur. Pas fitores gëzimi nuk u ndal për asnjë moment. Një gjë të tillë e shfaq edhe trajneri Jurgen Klopp i cili dhuroi spektakël në konferencë.

“Këtu në ‘Anfield’ është diçka që të gjithë e dinë, madje edhe kundërshtarët tanë, ky Liverpool nuk ndalon kurrë, nuk pushon.

Ky Liverpool jep gjithçka, në çdo kohë. Ajo që ndodhi sonte, është një përzierje e një skuadre fantastike, dhe një atmosfere sensacionale. Do ishte e shkëlqyeshme nëse do e shpjegonim dot. I thashë djemve para ndeshjes se ishte e pamundur, por e kishim një shans.

Kam parë shumë ndeshje futbolli në jetë, por të fitosh me ekipin më të mirë në botë është e vështirë. Këtu në Angli është ora 22:10, dhe shumica e fëmijëve janë në shtrat. Më falni për gjuhën, por këta djem janë përbindësha, dreqi ta hajë. Gjithçka e bënë lojtarët. Më gjobisni po të doni” – deklaroi Klopp.

 

Related posts

Drejtori sportiv pa liçensë te VLLAZNIA/ Shkodranët sqarojnë të vërtetën (FOTO)

Isa.Autor

SAMPDORIA-LAZIO/ “Gjyshi” Quagliarella mposht portierin Strakosha me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

ELIMINIMI NGA COPPA ITALIA/ Kumbulla: Sfidë perfekte për Interin pas avantazhit të menjëhershëm, duhet të jemi…

Delo.autor

Leave a Comment