Futboll Seria A Sport

LAJM I MADH NGA ITALIA/ “Zonja e Vjetër” në negociata për yllin e Serie A….

Juventusi është në negociata për të transferuar mesfushorin e Lazios, Sergej Milinkoviç-Saviç.

“Sky Sport Italia” dhe “Goal” shkruajnë se drejtues të ‘Zonjës së Vjetër’ janë duke bërë hapa vendimtarë për të kryer lëvizjen e bujshme.

Sipas medieve italiane, Juventusi ka një marrëveshje me lojtarin, ndërsa tashmë bardhezinjtë po negociojnë me presidentin e Lazios, Claudio Lotito për të marrë një çmim sa më të ulët për serbin.

Në krahun tjetër Lazio nuk heq dorë dhe hyn në negociata me çdo klub që ofron mbi 100 milionë euro.

Kujtojmë që Milinkoviç u shpall si mesfushori më i mirë i sezonit në Serie A.

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Atletico Madrid mbetet pa trajner në Europa League?!

Sadik.Autor

KUKËSI SIGURON TRANSFERIMIN E PARË TË JANARIT/ Verilindorët përforcohen me mbrojtës boshnjak

Delo.autor

“Atletico” nuk di të fitojë/ Tani “Barcelona” vetëm tri pikë larg titullit

Sadik.Autor

Leave a Comment