Futboll Seria A Sport

LAJM I MADH/ Piatek i sakrifikuari i Milanit, drejt largimit tek gjigantët spanjoll…

Kristof Piontek mund të largohet nga Milani këtë verë, nëse kuqezinjtë nuk do të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.

Polaku me shumë mundësi do të jetë i sakrifikuari i klubit të Milanos. Real i Madridit është skuadra në gjurmët e Piontek.

Sipas medias spanjolle “El Chiringuito TV”, madrilenët kanë nisur të interesohen për sulmuesin që ka shkëlqyer këtë sezon në Serinë A.

Duke parë që Luka Joviç ende nuk po firmos dhe pse ka disa javë që flitet se është pjesë e Realit, madrilenët kanë kthyer sytë nga sulmuesi polak.

Mbetet të shihet me interes, çfarë do të ndodhë me Piontek dhe sulmin e Realit gjatë muajve të verës.

Related posts

De Biazi: Duka e di se si rregullohet kjo punë, Shqipëria duhet t’i fitojë edhe miqësoret

Sadik.Autor

VIDEO/ Manchester City mposht rivalët e United, kryeson i vetëm Premier Ligën

Q.Autor

Vendos VAR-i, Interi me 10 vetë. Largohet me të kuq Vesino (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment