Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Partizani-Tirana, Greca shtang “Demat”. Barazon shifrat

Partizani dhe Tirana luajnë mes tyre derbin e madh të kryeqytetit, për llogari të javës së 33-të në Kategorinë Superiore.

bandicam 2019-05-12 16-28-12-757

Një derbi ekstremesh, ku ekipi i Gegës me një fitore do të siguronte matematikisht titullin kampion, ndërsa Tirana është në hall për pikë, teksa ende nuk ka mbyllur llogaritë e mbijetesës me Kastriotin dhe Luftëtarin.

“Demat e kuq” kanë shumë mungesa për këtë takim të sotëm, ndërsa nga ana tjetër me ndryshime në formacionin titullar vjen edhe Mema.

 

LIVE | Partizani-Tirana 1-1

GOL: Çinari 30′ / Greca 41′

 

KOMENTI LIVE

45′ 3 minuta shtesë.

41’ GOOOOOOOL TIRANA 1-1/ Barazohen shifrat në derbi. Greca shënon për Tiranën. Ngo nis një top në mesin e mbrojtjes për Grecën, që vetëm me Hoxhën nuk fal.

39’ Kobina gjendet në hyrje të zonës dhe kërkon të nisë Ngonë që gjendet në një pozicion të favorshëm, por sërish topi shumë i fortë.

38’ Atanda kërkon të futet mes mbrojtjes së Partizani nga mesfusha, por bllokohet nga bardheblutë.

37’ Kobina nga mesfusha kërkon të nisë Hasanin me një top të gjatë, por shumë i fortë dhe rivënie anësore.

34’ Mala niset në një inkursion të shpejtë nga e majta, por Turtulli ndërhyn dhe çon topin në goditje këndi.

30’ GOOOOOOL PARTIZANI 1-0/ Supergol i Çinarit nga 30 metra largësi me të majtën.

27’ Dyluftim në mesfushë mes Ngos dhe Rexhepit, sulmuesi i Tiranës i merr një faull qendërmbrojtësit të kuq.

23’ Kartoni i parë i verdhë në sfidë. Turtulli ndëshkohet për një faull taktik ndaj Malës.

20’ Ibrahimi nis për krosim një top nga e djathta, por shndërrohet në një goditje drejt portës së Abibit. Gardiani i Tiranës e largon në goditje këndi.

15’ Kërcënon Partizani me Çinarin. Top i gjatë nga e djathta, por shkodrani godet, dhe është Hoxhallari që e mbyll.

11’ Goditje e Hoxhallarit në barkun e Malës, teksa përpiqet të largojë topin. Gjithsesi, ringrihet futbollisti i Partizanit.

9’ Hasani lëviz bukur në të djathtë, kalon topin sipër një kundërshtari, por më pas vjen Rexhepi që e mbyll.

6’ Ndalet loja. Abibi provon të heqë një top, por del huq, dhe kap me këmbë Bardhin. Stoli i kuq në protesta, duan faull të portierit. Por, kryesori Meta nuk është i këtij mendimi.

3’ Ngo ngacmon sërish në krahun e djathtë, por kryesori Meta ndal lojën për faull ndaj Rexhepit.

1’ Ngo ka menjëherë rast ideal për të shënuar. Merr një top brenda zone, shmang një futbollist, godet, por topi devijohet në këndore.

1′ Nis derbi.

Related posts

Eric Cartona: “Ajo që ka bërë Real është e papranueshme”

Sadik.Autor

Aubameyang: Ja kush më bindi të shkojë te Arsenal…

Q.Autor

“FUTBOLLI ËSHË I PABESUESHËM”/ “Magjistarët” “Pleshti” dhe Suarez. Mrekullia e përsëritur një vit më pas

Delo.autor

Leave a Comment