Futboll Kategoria Superiore Sport

LLOGARITË PËR QENDRIMIN NË SUPERIORE/ Nëntë pikë në lojë, ja si shpëton Tirana

Tirana duhet të fitojë me Kastriotin që të garantojë qëndrimin në Kategorinë Superiore. Sfida e drejtpërdrejtë luhet javën e ardhshme dhe Tirana e ka shumë të qartë se vetëm tri pikë i garantojnë qenësinë mes më të mirëve.

Tirana festa

Nëse bardheblutë ia dalin të fitojnë me Kastriotin, atëherë do ta çonin diferencën nga vendi i nëntë në pesë pikë dhe me dy ndeshje për t’u luajtur deri në fund të kampionatit. Praktikisht, Tiranës me fitoren ndaj Kastriotit për mbijetesën, i duhet vetëm një pikë, që mund të merret ose ndaj Laçit në transfertë, ose me Flamurtarin pa objektiv në shtëpi.

BARAZIMI ME KASTRIOTIN – Një opsion i dytë është barazimi mes Tiranës dhe Kastriotit. Ky rezultat do ta mbante diferencën në dy pikë plus për bardheblutë, por Tirana më pas nuk duhet të gabojë.

kastrioti tirana

Duhet të marrë katër pikë, pra të mos ngecë ndaj kurbinasve dhe vlonjatëve që të mos rrezikojë kategorinë, sepse me pikë të barabarta dhe me dy fitore të Tiranës dhe një të Kastriotit në përballjet direkte, i bie që bardheblutë të kalojnë për çështje ndeshjesh direkte.

HUMBJA – Ky është skenari apokaliptik, sepse Kastrioti parakalon Tiranën dhe më pas bardheblutë nuk kanë asgjë në dorë. Janë krutanët që kanë në dorë fatin e tyre dhe të Tiranës.

JAVËT E MBETURA

JAVA 35

Laçi – Tirana

Kastrioti – Teuta

Partizani – Kukësi

Skënderbeu – Luftëtari

Flamurtari – Kamza 3-0

JAVA 36

Kamza – Skënderbeu 0-3

Luftëtari – Partizani

Kukësi – Kastrioti

Teuta – Laçi

Tirana – Flamurtari

Related posts

FEDERATA E FUTBOLLIT KONFIRMON/ Ja kur do të hidhet shorti për gjysmëfinalet në Superkupën e Spanjës

Delo.autor

NXJERR BLLOF UEFA-N/ Legjenda Schmeichel: Ja 3 mundësitë që i dha Danimarkës, pas kolapsit të Eriksen

Delo.autor

LIVE/ Premier League: Mbyllet ndeshja Liverpool-West Brom. Rezultati 1-1

Delo.autor

Leave a Comment