Futboll Sport

MAHNITI BOTËN E FUTBOLLIT NË “CAMP NOU”/ Mourinho jep deklaratën që nuk e priste askush…

Lionel Messi edhe njëherë ka magjepsur botën e futbollit duke dhuruar spektakël në gjysmëfinalen e Champions Leagues.

Ylli argjentinas shënoi dy herë në portën e Liverpool, por ajo që ngriti të gjithë në këmbë dhe që bëri të diskutohet anë e mban botës ishte goli spektakolar nga goditja e dënimit.

Pas kësaj ‘doze magjie’ të ‘pleshtit’ disa komente ka dhënë edhe Jose Mourinho, i cili në një pjesë të madhe të karrierës së tij kishte synim kryesorë ta ndalte argjentinasin me taktikat e tij kur ishte pjesë e Real Madridit.

“Lojtarët e Liverpoolit ishin më të guximshëm. Nuk e di nëse dikush në 20 vitet e fundit ka mposhtur Barçën në kontroll topi në Champions League” tha fillimisht ‘Special One’.

“Zoti i Futbollit e bëri diferencën. Sigurisht, Barça ka një skuadër të mirë, me lojtarë fantastik, por ai lojtar (Messi) është absolutisht i jashtëzakonshëm” ka shtuar portugezi.

Messi me skuadrën e tij janë shumë pranë tripletës këtë sezon, ku veçse kanë fituar La Ligan, luajnë në finalen e Kupës së Mbretit dhe janë me një këmbë në finalen e Champions Leagues.

Related posts

“ËSHTË NJË NDESHJE SI GJITHË TË TJERAT”/ Hoxhallari: Kemi dy rezultate në favor, ndërsa Kukësi…

Delo.autor

VLEN 800 MIJË EURO/ Ja kush është futbollisti shqiptar më i shtrenjtë në kampionatin e Maqedonisë së Veriut

Delo.autor

STRAKOSHA ME KORONAVIRUS? Reagon mjeku i Lazios: Janë gënjeshtra, ja çfarë do të bëj për t’iu mbyllur gojën

Delo.autor

Leave a Comment