Futboll Seria A Sport

MOURINHO ZBULON TË ARDHMEN/ Ja biseda e bujshme që e dërgon tek Juventus

Jose Mourinho mund të jetë trajneri i ardhshëm i Juventusit, një lëvizje e bujshme që do të tërbonte tifozët e Interit, por edhe ata të Juves, duke pasur parasysh të shkuarën zikaltër të portugezit.

“The Special One” ka folur ditët e fundit në “Bein Sports”, ku ndër të tjera foli edhe për të ardhmen e tij, por duke maskuar gjithçka, sepse nuk përmendi emra.

Megjithatë, duke bashkuar pjesët e mozaikut duket qartë çfarë ka pasur ndërmend Mourinho.

“Një prej lojtarëve me të cilët kam një marrëdhënie të shkëlqyer, i cili luan për një skuadër, më tha: ‘Duhet të vish këtu sezonin e ardhshëm’.

I thashë: ‘Nuk më duan aty’.

Më tha: ‘Sapo të fitosh 3 ndeshje, do të fillojnë të të duan’.

I tillë është futbolli, jemi profesionistë, kemi respekt për njëri-tjetrin, edhe kur flasim keq në konferenca për shtyp, reagojmë keq në fushë, jemi agresivë”, tha ai.

Logjikisht, gjithçka duket se çon te Cristiano Ronaldo, pasi Juve po kërkon trajner, Mourinho njihet mirë me Ronaldon, tifozët e Juves nuk e duan, por është diçka që zgjidhet lehtë.

Related posts

“THANË SE DO DËSHTOJ SI TË GJITHË TEK MILAN”/ Ibrahimovic: Maldinit do i bëj presion, jam më i ri se Zlatani i 2012

Delo.autor

MEDIAT ITALIANE HEDHIN “BOMBËN”/ Ronaldo, lamtumirë Juventusit më 2020?

F.autor

KUPA E SHQIPËRISË/ Bylisi eliminon Laçin, Kukësi dhe Skënderbeun nuk falin. Feston Apolonia

Delo.autor

Leave a Comment