Champions League Futboll Sport

NDESHJA ME BARCELONËN/ Legjenda e Liverpoolit: E pamundur t’i shënosh 4 gola, Messi…

Liverpool do të provojë sot në mbrëmje të përmbysë rezultatin përballë Barcelonës për të prerë një biletë për finalen e madhe të Champions Leagues.

Së fundmi ka folur edhe legjenda e Liverpoolit, Kenny Dalglish i cili tha se ndeshja nuk ka përfunduar por e pranon se sa shumë e vështirë është që t’i shënosh 4 gola Barcelonës.

“Do të ishte shume budallallëk të thuhet se ndeshja ka përfunduar para se të fillojë. Është e vështirë të shohësh ndonjë ekip që shënon katër gola kundër Barcelonës për të ecur përpara, por mendoj se gjithçka është ende e hapur dhe ende ka një fije ‘shprese'”, tha fillimisht ai.

“Leo Messi është një nga futbollistët më të mirë që ndonjëherë ka pasur bota futbollit. Leo Messi do të jetë 32 vjeç ne muajin e ardhshëm, por nuk tregon shenja të heqjes dorë nga ky sport. Ai do te vazhdoje te na magjepse”, përfundoi Dalglish.

Kujtojmë që ndeshja e parë gjysmëfinale në “Camp Nou” përfundoi me rezultatin 3-0 në favor të Barcelonës me një Leo Messi të jashtëzakonshëm.

Related posts

IBRAHIMOVIÇ NUK I NDAHET BOTËS SË FUTBOLLIT/ Suedezi merr vendimin për të ardhmen

F.autor

ÇMIMI SPECIAL I “GLOBE SOCCER” PËR CR7/ Jorge Mendes: Ai është më i miri ndonjëherë

Delo.autor

JO VETËM NË PORTË/ Strakosha dhuron spektakël në stërvitje, shikoni super golin me të djathtën e frikshme (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment