Futboll Seria A Sport

NË “LUFTË” PËR VENDIN NË CHAMPIONS/ Spalletti merr lajmin e keq, dëmtohet ylli “Zikaltër”…

Ndërkohë që kampionati italian është në sprintin final dhe Interi po lufton për të mbrojtur pozitat në zonën Champions, ka ardhur një lajm i keq për trajnerin Luciano Spalletti.

Kështu mbrojtësi holandez, Stefan De Vrij, ka pësuar një dëmtim muskulor dhe u është nënshtruar menjëherë analizave në një klinikë të specializuar në Milano.

Gjatë ditës së nesërme pritet të jepen më shumë detaje në lidhje me dëmtimin e holandezit, por duket tashmë e sigurt që ai do të mungojë në sfidën e të hënës në “San Siro”, përballë Chievos.

Related posts

E kërkon Reali, Liverpool përcakton çmimin për Salah

Q.Autor

ANALIZA PËR INTERIN/ Icardi mund të mos kthehet më, ja 4 zgjidhjet e klublit “Zikaltër”

Delo.autor

SUPERSFIDA E SHQIPTARËVE/ Lazio – Napoli, shënohet goli i parë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment