Futboll Kategoria Superiore Sport

NË PRAG DERBI KRYEQYTETAS/ Ish-mesfushori i Partizanit: U bë shumë kohë pa trofe, ndaj…

Ish-mesfushori kampion i Partizanit, Ilir Lame, shikon ndryshime pozitive te skuadra e kuqe që drejtohet nga ish-shokut i tij i ekipit, Skënder Gega.

ilir lame perlat musta

Sipas Lames, të kuqtë duken në rrugën më të drejtë për të rikthyer titullin pas 26 vitesh. Ai shpreson që ky titull të vuloset në derbi, jo vetëm për të gëzuar veten, por më shumë për t’i rikthyer buzëqeshjen tifozërisë më të mrekullueshme në Shqipëri.

Ish-mesfushori pohoi gjithashtu se do t’i vinte keq për Tiranën nëse do të zbriste nga kategoria, por nuk shikon arsye për të pasur tolerim. Mbresa më e hidhur në një derbi për Lamen ka qenë humbja 7-3.

Luhet një derbi ekstremesh, Partizani për titullin dhe Tirana për mbijetesën. Si e shihni sfidën e radhës në këto kushte?

Si rrallëherë ndodh një derbi i tillë, ku njëra të luftojë për titull dhe tjetra për mbijetesë. Kështu që më duket interesante.

A mund të tolerojë Partizanit, duke qenë se e ka pothuajse të siguruar titullin?

Këto më shumë janë hipoteza mediatike sesa të vërteta. E pse duhet të tolerojë Partizani? Ai mund të vulosë titullin që në këtë ndeshje dhe të mos rrijë me ankthe. Prandaj, uroj që ky derbi të jetë një futboll i pastër dhe kush ta meritojë, ta fitojë.

Nëse ndodh që Partizani fiton derbin dhe shpallet kampion, ndërkohë Tirana mund të bjerë nga kategoria, do të gëzonit apo do t’ju vinte keq?

Unë e theksoj dhe jam optimist se Partizani në këtë derbi do të vulosë titullin. Sigurisht që do të gëzoj se është një titull që vjen pas çerek shekulli. Mbaj mend për herë të fundit, gjatë sezonit 1986- ’87, kur kam festuar si lojtar. Por, nga hera e fundit që Partizani ka fituar titullin 1992-’93, kanë kaluar 26 vjet. E kush nuk do të gëzohej për një titull të tillë, aq më shumë ne që kemi qenë protagonistë të kësaj skuadre?

Partizani2

A do më vinte keq për Tiranën? Sigurisht që do më vinte shumë keq, por uroj që kjo të mos dëmtohej nga ky derbi, pasi janë në dispozicion ndeshje të tjera, ku Tirana mund t’i zgjidhë vetë problemet e saj. Pastaj, nuk është ndonjë çudi, sepse kemi shembuj të ndryshëm në Europë, ku ekipe të mëdha bien nga kategoria dhe janë ngritur sërish. Po kështu ka ndodhur edhe te ne, kur ra Partizani, Dinamo, Vllaznia që kanë bërë histori.

Me trajnerin Gega keni qenë futbollist të një skuadre, si kanë qenë marrëdhëniet në fushë dhe jashtë saj?

Me trajnerin Gega kemi luajtur bashkë dhe kanë qenë marrëdhënie normale si me gjithë futbollistët e tjerë të Partizanit. Me Gegën kam pasur marrëdhënie të mira edhe jashtë fushës së lojës duke qenë një njeri korrekt, gjë që ai po e reflekton edhe te skuadra, të cilën po drejton si trajner. Do t’i uroja që ai dhe Partizani të shpallen kampionë që në këtë ndeshje derbi.

Në kujtesën tuaj si futbollist, cilin nga derbet mund ta konsideroni me mbresën më të hidhur?

Të gjithë derbet të lenë mbresa të paharrueshme. Te disa ka pasur dhe mbresa të hidhura, ku mund të veçoj takimin që Tirana na mundi 7-3, një rezultat i pazakontë që ndodhte në një derbi.

Po mbresat më të mirat?

Ka qenë derbi tjetër i po atij sezoni, ku ne fituam 3-0 në pjesën e parë, por në fraksionin e dytë ata shënuan dy gola dhe takimi u fitua nga ne 3-2.

Partizani

Çfarë ndjesie ju lë ky Partizan i këtij sezoni?

Partizani çdo sezon e nis me synimin për t’u shpallur kampion. U bë shumë kohë pa trofe, ndaj ndihem optimist sa ka ardhur ky moment. Por, duke parë ecurinë, ka ndryshime të mëdha. Me aq sa kam parë unë, sektorët e tjerë nuk kanë probleme të mëdha, duke nisur nga porta, mbrojtja dhe mesfusha. Ndërsa, sulmi çalon. Nuk ka kush shënon dhe golin e nxjerrin me shumë vështirësi. Edhe ata lojtarë që luajnë në sulm, janë të adaptuar, nuk janë sulmues të mirëfilltë.

Cili është urimi juaj për Partizanin dhe tifozërinë e tij?

Në radhë të parë, skuadrës aktuale të Partizanit do ti uroja titullin kampion që në këtë ndeshje. Ndërsa tifozërisë do t’i vendosja notën 10. Një tifozëri që është e shpërndarë në të gjithë Shqipërinë, si në kohën tonë, edhe tani ajo ka qenë pranë skuadrës dhe ka përkrahur vazhdimisht, madje edhe në momentet më të vështira të krizës në kategoritë inferiore.

Related posts

NGRITI TROFEUN E EUROPA LEAGUE/ Pedro, “Njeriu i Finaleve” që hyn në histori

Delo.autor

Van Gaal ‘thumbon’ Dortmundin: Janë klub i vogël, nuk krahasohen me Bayernin

Q.Autor

FENOMENAL/ Handanovic bëhet “FLUTUR” dhe realizon pritjen e vitit, por INTERI… (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment