Futboll Seria A Sport

NGA GRUMBULLIMI TEK MOMENTI I GRUPIT/ Gatusso “TËRBOHET”: Pashë një EKIP që të ÇAN TR*PIN…

Xhenaro Gatuzo doli para mediave ditën e sotme, në vigjilje të sfidës me Bolonjan ditën e nesërme, ku e quajti një grup të “tërbuar” atë që ka parë këto ditë në stërvitje, dhe diçka të tillë kërkon që ta shfaqë edhe në fushë.

GRUMBULLIMI – Nuk e kisha menduar më parë, edhe unë jam kundër grumbullimeve. Kur punohet mirë, nuk është nevoja që të “ngujohemi”. Por, dua që të jemi të gjithë bashkë kur të shkojmë në ditën e ndeshjes. Rregullat janë rregulla, dhe ndonjëherë duhen marrë vendime të vështira. Gjithsesi, e përsëris, jam kundër grumbullimeve.

ÇFARË PRET? – Dua të shfaqim në fushë dëshirën se nuk kemi vdekur, dhe se jemi këtu. Duhet të tregojmë vlerat tona të vërteta.

GJENDJA E KONTIT – Dje ai mori pjesë në stërvitjen e parë, ndërsa sot do përpiqet që të stërvitet bashkë me grupin.

KONFRONTIMI ME GRUPIN – Është e vështirë të thuash se trajneri nuk ka respekt, në një ambient me vështirësi. Është fakt, ne po viajmë, por unë kam respektin e lojtarëve. Gjërat duhet t’i themi në sy mes nesh, edhe pse shumë herë për të mos bërë polemika, kemi ulur disi zërin. Zemërimi do zgjasë pak ditë, e më pas do shuhet. Le t’i themi gjërat, javët e fundit që të gjithë, nga i pari te i fundit kemi gabuar. Më pas, të gjitha këto do harrohen. Klubi nuk më ka thënë asgjë se do largohem, jam këtu vetëm për të ngritur Milanin. Nuk e di pastaj se çfarë shkruan shtypi.

SITUATA E BAKAJOKOS – Çdo gjë është rikthyer në normalitet, ai kërkoi falje dhe skuadra e ka pranuar sërish.

JETA PRIVATE – Nuk më intereson se çfarë bëjnë lojtarët, të bëjnë ç’të duan, nuk jam karabinieri unë. E rëndësishme është që kur të jemi në fushë, të punojmë me seriozitet.

MOMENTI I GRUPIT – Jemi stërvitur mirë, ishte një javë në të cilën patëm shumë pasiguri dhe shumë gjëra shkuan keq. Unë e mora vendimin për të qëndruar në grumbullim gjithë javën, edhe pse sinqerisht ishte diçka që nuk e doja. Thjesht, rregullat duhen respektuar nga të gjithë. Klubi më mbështeti për këtë vendim. Kam parë një skuadër të “tërbuar” që të “çan trapin” në stërvitje, dhe këtë dua që ta shfaqin edhe në fushë nesër.

Related posts

“EURO 2020″/ Zvicra “presion” Francës me dyshen Shaqiri-Xhaka, Deschamps i bindur: Nuk jemi favoritë

Delo.autor

Nga Deulofeu te Musonda: Të gjithë sulmuesit e ndjekur nga Interi për afatin e janarit

Q.Autor

“FALEMINDERIT KLOPP, MË KE BËRË TRAJNER MË TË MIRË”/ Guardiola: Ja si e festuam titullin me ekipin

Delo.autor

Leave a Comment