Futboll Sport

NGA HAZARD TEK NYMAR E MBAPPE/ Perez zbulon sekretet e merkatos: Ja e vërteta me Sergio Ramos

I ftuar në programin “El Transistor” në “Radio Onda Cero”, presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, ka folur për tema të ndryshme, ku veç të tjerave është ndalur te zërat e fundit në merkato si dhe për çështjen “Bejl”.

Hazard- Jam shumë i interesuar që Hazard të vijë te Real Madridi dhe shpresoj shumë që do të vijë këtë vit. Ai është një nga më të mirët në botë. Ne u përpoqëm ta merrnim futbollistin sezonin e kaluar, por nuk ishte e mundur. Kemi shumë vite që përpiqemi për Hazard.

Serxhio Ramos – Përfaqësuesit e Ramosit kërkuan të më takonim. Më thanë se kishin një ofertë të mirë nga një klub në Kinë, por për shkak të ligjit në këtë vend nuk mund të ofronin një tarifë transferimi. Është jashtë logjike që Reali të lejojë largimin e kapitenit falas, do të krijonte një precedent të rrezikshëm.

Bejl- Nuk do të doja të flisja për lojtarë të veçantë, megjithatë mund të them se nuk kemi marrë oferta për Bejl apo ndonjë nga lojtarët tanë. Tani po e planifikojmë si pjesëtar të skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Nejmar dhe Mbape – Nuk kam folur me Zidane për asnjërin prej tyre, nuk mendojmë për lojtarë të rinj deri në 1 korrik. Do flasim me Zidane, duhet të blejmë dhe të shesim.

Related posts

PËRBALLJA ME ANGLINË/ “Dardanët” bëjnë atmosferë rrugëve të Londrës (FOTO)

Delo.autor

U BË “HEROI” I LIVERPOOL/ Si ndryshoi brenda 10 ditëve karriera e portierit Adrian

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja miqësore Juventus-Inter, nis pjesa e dytë. Rezultati 0-1

Delo.autor

Leave a Comment