Champions League Futboll Sport

NGA SKEMA E NJËJTË TEK TË SAKRIFIKUARIT/ Ja 5 gabimet e Valverdes ndaj Liverpool në “Anfield”

Të gabosh një herë është njerëzore, dy herë djallëzore, ndërsa pesë herë… Ende nuk ka një përkufizim, por me sa duket duhet gjetur. Ernesto Valverde në mos gjithçka, gaboi shumë në sfidën e ndaj Liverpulit, çka i kushtoi ekipit të tij eliminimin nga Champions-i, por nëpërmjet një ndeshjeje për turp. Duke analizuar ndeshjen e Mesit me shokët, dalin në pah edhe gabimet e bëra nga tekniku blaugrana.

1. E NJËJTA SKEMË- Të gjithë thonë dhe kanë të drejtë se fitorja 3-0 e Barcelonës në ndeshjen e parë ishte një gënjeshtër sepse Liverpuli bëri lojën dhe pati rate të shumta për të shënuar. Si për çudi, Valverde zbriti në fushën e lojës të njëjtin formacion pa bërë ndryshime. Ndryshe nga ai, Klop kishte lëvizur kartat për ta surprizuar dhe ia doli më së miri.

2. GJITHNJË KUTINJO-Dembele nuk ishte i gatshëm dhe Malkom duket se nuk e ka peshën për të qenë titullar te Barcelona, por shumë pak njerëz e kuptojnë pse Kutinjo vazhdon të jetë në formacionin bazë të Ernesto Valverdes. Rendimenti i tij dhe përfshirja në këtë ndeshje ishin katastrofë. Meritokracia duket se nuk është prioritet dhe një pikë e fortë e punës së “milingonës” Valverde. Ai vazhdon t’i japë brazilianit shanse të njëpasnjëshme për të luajtur, por Kutinjo nuk është duke shfrytëzuar asnjërin prej tyre në mënyrën e duhur.

Valverde

3. ZËVENDËSIMET- Duket kurioze që në një ndeshje eliminatore, ekipi zbret në fushën e lojës me të njëjtin formacion dhe bën të njëjtin zëvendësim. Në ndeshjen e parë, largimi i Kutinjos dhe futja e Semedos dha impuls në krahun e djathtë. Por këtë herë nuk ndodhi e njëjta gjë. Artur u fut shumë vonë në lojë, ndërsa Malkom nuk kishte forcë për të ndryshuar fatin e ndeshjes. Zëvendësimet ndonjëherë janë edhe çështje fati, por Valverde thuajse i gaboi të gjitha dhe ato nuk dhanë pritshmërinë e duhur në fushë.

4. ARTURI, I GABUAR-Valverde ka thënë se Vidal u ble për të luajtur ndeshje të tilla dhe kiliani sigurisht që nuk zhgënjeu. Por Barcelona në këtë ndeshje vuajti presingun mbytës të kundërshtarit dhe nuk pati asnjë shans për të dalë me topin në këmbë. I vetmi lojtar që mund ta bënte këtë ishte Artur Melo. Në pak minuta preku më shumë topa se të tjerët, por luajti shumë pak. Duhej titullar.

5. Të sakrifikuarit- Në minutën e 74-t, Valverde si për ironi largoi Arturo Vidalin për të futur në fushë Artur Melon. Por kiliani ishte një nga më të mirët në fushë, ishte i vetmi që nuk kishte karton të verdhë dhe që kishte fituar shumë duele. Buskets dhe Rakitiç po vuanin, por ai nuk largoi asnjërin prej tyre. Ata që sakrifikohen janë gjithmonë të njëjtët, ashtu si me Dembelenë ndaj Lionit. Valverde është i fiksuar me vendimet e tij dhe kjo gjë i kushtoi shtrenjtë këtë herë. Fatura mund të jetë shkarkimi…

Related posts

DEL FOTO! Presidenti i Juventusit takohet me Sarrin dhe jep ultimatumin për…

F.autor

Caldara prezantohet te Milani: Është e vështirë t’i thuash “jo” këtij klubi

Sadik.Autor

Zbardhet plani tek Milani/ Leonardo ofron 4.5 milionë euro për Higuainin

Isa.Autor

Leave a Comment